ENR New York ka përzgjedhur top profesionistët më të rinj të vitit 2023 në fushën e inxhinierisë. Në mes të 20 më të mirëve është edhe një shqiptare, arkitektja Ilva Dodaj, e cila është përzgjedhur mes 80 kandidatëve.
Si një arkitekte ndriçimi, me 15 vjet përvojë në këtë fushë, Ilva Dodaj ka udhëhequr dhe menaxhuar realizimin e shumë projekteve, të larmishme dhe sfiduese në të gjithë SHBA-në dhe Kanada-në. Midis tyre, Delta Terminal C i hapur së fundmi në Aeroportin LaGuardia, Salla e Trenit Moynihan në qytetin e New York-ut, dhe pjesa e brendshme e Stacionit Union të Torontos.
Lexo edhe: Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxori pamje nga video-loja GTA 6, 18-vjeçari që ‘trazoi’ rrjetin është shqiptar
Përveç fitimit të çmimeve të shumta ndërkombëtare dhe kombëtare për projektet e saj, Dodaj u zgjodh gjithashtu si Dizanjere e Vitit për Ndriçimin Arkitekturor 2021 nga revista Designing Lighting. Në universitetin ku ajo kreu studimet, Shkollën e Arkitekturës, ajo shërben si asistente lektore për ndriçimin arkitekturor. Ajo është e ftuar shpesh në juritë e çmimeve; dhe si folëse në konferencat dhe botimet e industrisë në lidhje me pikëpamjet e projektimit dhe teknologjinë e ndriçimit.
Cilët janë fituesit e tjerë:
34, Drejtor i Asociuar
Mbështetja e ciklit të arsimit dhe përvojës
Martina Botturi
37, Drejtoreshë e Asociuar
Trajtime të avancuara të kancerit në shkallë globale
Alyson Brent
33, Project Engineer
Ndihmon në riformësimin e lëvizshmërisë në New York
Catarina Carvalho
35, Drejtuesja e Planifikimit dhe Dizajnit të Qyteteve Lindore të Amerikës
Këshillon në krijimin e sistemeve të qytetit që përfitojnë njerëzit dhe mjedisin
Marc DeLuca
30, Drejtor i Projekteve Speciale
Shkëmbimi i njohurive ndërmjet ekipeve të projektit dhe përtej
Jerry Dunn
36, Menaxher Projekti
Udhëheqja për një epokë të re të projektimit dhe ndërtimit të aviacionit Burns & McDonnell
Gil Estupinan
34, Menaxher Projekti
Ekspertiza inxhinierike përshpejton rritjen e kompanisë
Patrick Farnham
33, Menaxher i Lartë i Projektit
Trajtimi i sfidave mjedisore dhe infrastrukturore globalisht
Elizabeth Fleming
34, Menaxhere e Burimeve Alternative
Një burim i vlefshëm për nxitjen e bashkëpunimit të projektit
Melissa Garlatti
39, Drejtore e Administratës së Ndërtimit
Aplikimi i praktikave më të mira për të përmirësuar proceset e projektit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto