Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxori pamje nga GTA 6

Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxori pamje nga video-loja GTA 6, 18-vjeçari që ‘trazoi’ rrjetin është shqiptar

Hakeroi gjigantët e teknologjisë dhe nxori pamje nga video-loja GTA 6, 18-vjeçari që ‘trazoi’ rrjetin është shqiptar

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, është 18-vjeçari shqiptar, Arjon Kurtaj. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, GTA  (Grand Theft Auto 6).

Megjithatë, i riu e ka një shans që të shpetojë pa u lagur edhe pse është duke u gjykuar për 12 vepra penale duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik.

Lexo edhe: “Përdoruesit mund të fshehin numrat e telefonit kur…”, WhatsApp sjell veçorinë e re

Rueters raporton se  i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0