Greva e aktorëve të Hollivudit për kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale - Business Magazine Albania

Greva e aktorëve të Hollivudit për kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale

Aktorët e Hollivudit ndodhen në grevë duke kërkuar kufizimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në prodhimet e filmave. Ata shpresojnë të arrijnë të njëjtin sukses me skenaristët, të cilët i dhanë fund kohët e fundit grevës së tyre 5 mujore, pasi arritën një marrëveshje me studiot e mëdha.

Marrëveshja që i dha fund grevës së skenaristëve përfshin mbrojtjen nga studiot, të cilat përdorin inteligjencën artificiale për të “shkruar apo rishkruar materiale artistike”. Anëtarja e sindikatës, Angela Jorgensen, thotë se kjo është e “jashtëzakonshme”.

“Vendosja e kufizimeve për përdorimin e inteligjencës artificale dhe moslejimi që ajo të aftësohet për vepra që krijojmë ne skenaristët, do të na ndihmojë që të ruajmë vendet tona të punës”.

Studiove do t’u kërkohet që t’u tregojnë skenaristëve në rast se materialet që u jepen atyre janë prodhuar nga inteligjenca artificiale, ndërsa skenaristët do të jenë të lirë të përdorin programe të inteligjencës artficiale, si ChatGPT, nëse ata duan. Skenaristit Al Septien thotë se kjo është një fitore.

“Ne mund të përdorim inteligjencën artificiale nëse duam, por nuk detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe përdorimi i inteligjencës artificale nuk zvogëlon pagesën, autorësinë apo rolin e skenaristit, kjo është diçka e madhe”.

Disa skenaristë po vazhdojnë të mbështesin aktorët që gjenden në grevë, të cilët janë gjithashtu të shqetësuar për përdorimin e inteligjencës artificiale. Aktori Ron Song thotë se beteja për mos përdorimin e kopjeve “digjitale” të aktorëve nis që kur shkruhet skenari.

“Nëse ka shmangie të çështjeve që lidhen me inteligjencën artificiale, apo ka paqartësi mbi përdorimin në përjetësi të saj, si për shembull, që të përdoret në përjetësi pa miratimin e aktorit, apo nëse është pjesë e kontratës, që parashikon largimin e aktorit nga prodhimi kinematografik, nëse nuk firmos një marrëveshje që lidhet me përdorimin e saj, atëherë e gjithë kjo ka lidhje me inteligjencën artificiale”.

Marrëveshja e re tre vjeçare për skenaristët përfshin edhe rritje të pagave dhe pagesa shtesë për prodhimet që transmetohen në platforma në internet. Skenaristja Jasmyne Peck tha se ishte inkrurajuar nga ajo pjesë e marrëveshjes, që zgjeron mundësitë për skenaristët që deri tani kanë qenë më pak të përfaqësuar.

“Skenaristë afro-amerikanë, skenaristë me aftësi të kufizuara, apo çdokush që vjen nga një popullsi që historikisht nuk ka qenë në vijën e parë të kësaj industrie”, shprehet ajo.

Deri më tani nuk ka patur një deklaratë nga ana e Aleancës së Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit mbi detajet e marrëveshjes së arritur me skenaristët. Drejtuesit e këtij rrjeti rifilluan të hënën bisedimet me sindikatën e aktorëve Screen Actors Guild. VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0