Gmail pati probleme por duket se është kthyer shumë shpejt - Business Magazine Albania

Gmail pati probleme por duket se është kthyer shumë shpejt

Gmail është rikthyer në funksion të plotë pas një ndërprerjeje të shkurtër që irritoi mijëra përdorues në mbarë botën. Sipas Down Detector, një faqe interneti që monitoron çështje të tilla, problemet filluan rreth orës 14:08 (sipas kohës evropiane) dhe prekën përdoruesit në mbarë botën.Por shumë shpejt, problemi me shërbimin e postës elektronike për mijëra njerëz në mbarë botën dukej se ishte zgjidhur. Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, më shumë se 7,400 probleme ishin regjistruar në Down Detector.

Nga ata që raportuan probleme, 86 për qind u ankuan për një problem me lidhjen e serverit, 10 për qind me hyrjen dhe 3 për qind me marrjen e emaileve.  google

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0