Gjermania do të ndalojë automjetet me benzinë dhe naftë deri në 2030 - Business Magazine Albania

Gjermania do të ndalojë automjetet me benzinë dhe naftë deri në 2030


“Të ndalohen shitjet e makinave me naftë dhe benzinë!” Kjo është kërkesa që politikanët e Gjermanisë i kanë bërë qeverisë Gjermane, dhe qeverive të shteteve në BE.

Kjo është në fakt ironike, pasi ishte Gjermania që shpiku motorrat e naftës dhe të benzinës dhe si duket është pikërisht ajo që do i ‘zhdukë’ ata. Qeveritarët e lartë Gjermanë duan që prodhuesit e makinave të fillojnë të prodhojnë makina të fuqizuara me bateri ose hidrogjen, në mënyrë që deri në vitin 2030, Gjermania dhe vendet e tjera në BE të mos prodhojnë më makina që ndotin ambientin.

Duket se një nga shkaqet kryesore për këtë thirrje ka qenë skandali i Volkswagen me makinat me naftë para një viti, të cilat përdonin software që anashkalonte testimet e ndotjeve nga nafta e djegur.

Makinat që do të prodhohen nga sot deri në 2030-n, do të vazhdojnë të jenë në rrugë, por modelet e reja priten që të jenë të fuqizuara me anë të një baterie, ose hidrogjen.

Këshilli federal Gjerman gjithashtu i ka bërë thirrje vendeve të BE-së të rishikojnë ligjet e taksimit, për të shtyrë njerëzit të blenjë makina elektrike.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0