Gjërat që nuk duhet t'i blini kurrë në aeroport -

Gjërat që nuk duhet t’i blini kurrë në aeroport

Fluturimi është një mënyrë transporti i cili në vetvete është i shtrenjtë. Këtu mund të shtoni edhe pagesat për bagazhet apo pritjen me orë të gjata në aeroport por jo vetëm.

Nga pijet tek suvenirët, disa gjëra të cilat nuk është mirë ti blini në aeroport sepse do të rëndonin edhe më shumë portofolin tuaj ndërsa udhetoni.

Wi-Fi – Wi-Fi i aeroportit është i ngadaltë dhe mund të jetë jashtëzakonisht i shtrenjtë. Pra, në vend që të kontrolloni telefonin tuaj, mendoni të lexoni ose të uleni të qetë dhe mos shpenzoni për të bërë oferta wifi.

Suvenire – Çfarëdo që të bëni, mos blini suvenire në aeroport. Ato dihet se janë të shtrenjta në aeroport. Në vend të kësaj, planifikoni përpara dhe merrni suveniret tuaja në destinacion.

Ujë ose pije të tjera – Udhëtimi ajror mund t’ju dehidrojë, përveç efekteve të tjera anësore fizike, por udhëtarët me përvojë e dinë që nuk duhet blejnë ujë në aeroport. Në vend të kësaj, sillni shishen tuaj të zbrazët. Në këtë mënyrë ju mund ta mbushni atë në një nga burimet e ujit dhe të shmangni pagesën për një pije të tepërt.

Lexo edhe: A e shpëton klimën shkurtimi i ditëve të punës?

Ushqim –Është gjithmonë një ide e mirë të hani një vakt të mirë përpara se të fluturoni. Çfarëdo që të bëni, mos blini ushqimin tuaj në aeroport. Ushqimi në aeroport është gjithmonë i shtrenjte dhe jo shumë i shijshëm.

Pije alkoolike –Shumë njerëz ndalen në Duty Free për shkak të keqkuptimit të zakonshëm se ata do të kursejnë një pasuri nga taksat.

Makina me qira – Nëse dëshironi të merrni makinë me qera këshilla është ta prenotoni atë më herët on line sepse në të kundërt do t’ju duhet të paguani më shumë para nëse do të vendosni për në moment të fundit.
Mjekësi – Çfarëdo medikamenti që mendoni se mund t’ju nevojiten për udhëtimin tuaj, mos i blini ato në aeroport. Çmimet janë gjithmonë më të shtrenjta në aeroport. Përpiquni të planifikoni përpara dhe të keni atë që ju nevojitet në dorë në bagazhin tuaj.starsinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0