Monedha digjitale “bitcoin” ka nisur të mbivlerësohet, duke iu afruar nivelit 35 mijë dollarë gjatë ditës së martë.
Vlera e kriptomonedhës u rrit me 4,97 për qind paradite në 34.596 dollarë, sipas të dhënave nga “Coin Metrics”, duke iu afruar vlerës së majit të vitit të kaluar.
“Ether”, monedha tjetër digjitale më e rëndësishme, po ashtu mori hov në tregjet financiare.
Sipas ekspertëve, rritja e fundit vjen pas një vendimi pozitiv të gjykatës dhe refuzimit të agjencisë amerikane që monitoron tregjet financiare për të apeluar çështjen ndaj kompanisë “Grayscale”, e cila do të krijojë një mekanizëm me të cilin “bitcoin” mund të tregtohet ndërkombëtarisht dhe fondet t’u takojnë vetë investitorëve.
Kompania tjetër “Coinbase” ka deklaruar se agjencia amerikane e tregjeve financiare, SEC, me gjasë është drejt miratimit të një fondi për shkëmbimin e “bitcoin”.
Çmimi i “bitcoin” arriti vlerën më të lartë historike në nëntor 2021, duke u këmbyer me 65 mijë dollarë.
Megjithatë një vit më vonë vlera ra në vetëm 16 mijë dollarë në nëntor 2022, kur një nga kompanitë e shkëmbimit të kriptomonedhave e udhëhequr nga Sam Bankman-Fried shpalli falimentin, duke lënë me pikëpyetje mbi 100 mijë kreditorët e tij me asete që shkonin dhjetëra miliardë dollarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.