Florida do t’i ndalojë fëmijët nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale - Business Magazine Albania

Florida do t’i ndalojë fëmijët nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale

Fëmijëve nën moshën 14-vjeçare do t’ju ndalohet t’i bashkohen rrjeteve sociale në Florida nga viti i ardhshëm, shkruan Sky News.

Ligji është nënshkruar nga guvernatori Ron DeSantis, kurse legjislacioni urdhëron firmat e mediave sociale të fshijnë llogaritë e personave nën 14 vjeç

Fëmijët e moshës 14 dhe 15 vjeç do të kenë nevojë gjithashtu për pëlqimin prindëror përpara se të regjistrohen në platforma si Instagram dhe Snapchat.
Lexo: Çertifikimi i parë BREEAM në Shqipëri i jepet Park Avenue Tower

Kompanitë që nuk arrijnë të fshijnë llogaritë rrezikojnë të paditen në emër të fëmijëve, dhe gjithashtu mund të gjobiten deri në 50,000 dollarë për shkelje të ligjit.

Ky ligj pritet të hyjë në fuqi në Florida nga janari i vitit të ardhshëm, por priten sfida nga firmat që pretendojnë se shkel kushtetutën amerikane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0