FLEX, roveri i ri privat hënor që do të lëshohet në 2026 - Business Magazine Albania

FLEX, roveri i ri privat hënor që do të lëshohet në 2026

Ndërsa entuziazmi është ende i lartë për njoftimin e NASA-s për katër astronautët që do të nisen në Hënë vitin e ardhshëm, Astrolab , një kompani hapësinore me bazë në Hawthorne, Kaliforni, tha se ka arritur një marrëveshje me SpaceX për të nisur roverin (robot hapsinor) privat në Hënë.

Ai do të quhet Flexible Logistics and Exploration (FLEX) dhe do të jetë në bordin e një misioni të anijes kozmike Starship.

Sipas Astrolab, misioni është planifikuar për mesin e vitit 2026. Kur të arrijë, FLEX do të jetë roveri më i madh dhe më i gjithanshëm që ka punuar ndonjëherë në sipërfaqen hënore, i aftë të mbajë deri në 1500 kg ngarkesë.

FLEX duket si një makinë me katër rrota me një kapacitet të vogël motori dhe një peshë mbi dy ton kur është plotësisht e ngarkuar.

Ai do të jetë në gjendje të mbajë dy astronautë, të cilët do të mund ta drejtojnë mjetin me duart e tyre.
Lexo: Musk e pranon se shumë gabime janë bërë gjatë drejtimit të Twitter

I pajisur me katër rrota, ai mund të kapërcejë lloje të ndryshme pengesash dhe terrenesh. FLEX është projektuar gjithashtu për t’u kontrolluar nga distanca në mungesë të operatorëve njerëzorë dhe është i pajisur me një krah robotik.

Inxhinierët parashikojmë që kjo qasje do të ndihmojë në krijimin e një poste të përhershme në Hënë me një kosto më të ulët dhe në më pak kohë se sa ishte parashikuar më parë.

Inxhinierët e FLEX parashikojnë gjithashtu se roveri mund të operojë edhe në misionet e ardhshme në Mars. astrolab

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0