Emocione dhe para! “Euro 2024”, kontribut pozitiv në ekonomi - Business Magazine Albania

Emocione dhe para! “Euro 2024”, kontribut pozitiv në ekonomi

Përpos emocioneve të bukura dhe adrenalinës që sjell kampionati Europian i Futbollit, ai kontribuon pozitivisht edhe në ekonominë e vendit, sipas ekspertëve.

Selami Xhepa, ekspert ekonomie, shpjegon: “Është si një festë e gjatë. Në përgjithësi, e dimë të gjithë që në festat e fundvitit apo evenimente të rëndësishme ka një gjallërim të jetës dhe jetës ekonomike. Kjo do të thotë që qytetarët konsumojnë më shumë, turizmi rritet, ç’ka jep një lloj shtytje dhe krijon një dinamikë pozitive ekonomike. Është si një festë e gjatë, ku jo vetëm ngjarja e Vitit të Ri ka një rol të rëndësishëm, por tani kemi një festë shumë më të gjatë e cila mund të luajë një rol jo aq modest sa episodet e shkurtra në kohë.”

Kur vjen puna për çmimet e produkteve të ndryshme gjatë ngjarjeve të rëndësishme, profesori Selami Xhepa këshillon që bizneset duhet të tregohen të kujdesshme me strategjitë e tyre.

“Raste të tilla shndërrohen në episode për të abuzuar, për të rritur artificialisht çmimet dhe për të krijuar mundësi për fitime eksesive. Kjo nuk është një gjë e mirë dhe si strategji biznesi nuk qëndron sepse njerëzit mund të shpenzojnë më shumë me çmime më të ulëta sesa me çmime më të larta. Fitimet nga rritja e sasisë së shitjes do të ishin më të mëdha sesa kufizimet që krijohen kur rriten çmimet, duke shkaktuar nervozizëm tek blerësit. Kështu që është një strategji jo e këshillueshme biznesi.”

Gjatë gjithë kampionatit Euro 2024, baret dhe restorantet, si dhe “Fan Zonat” e shumta, arketojnë të ardhura të konsiderueshme falë këtij eventi futbollistik. tvklan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0