E vërteta e dhimbshme pas sipërmarrësve të suksesshëm - Business Magazine Albania

E vërteta e dhimbshme pas sipërmarrësve të suksesshëm


Sipërmarrja është një fjalë që të mbush me optimizëm dhe me perspektivën e gëzimit dhe pasurisë.

Ndërsa është e vërtetë që sipërmarrja vlen të ndiqet si karrierë, është gjithashtu e vërtetë se është një karrierë e vështirë. Natyrisht, sipërmarrësit e suksesshëm janë njerëz të zgjuar dhe të zellshëm. Në fakt, nëse do të mund të ktheheshit në kohë për të vëzhguar se si ata filluan, do të ishit në gjendje të vëreni se sa shumë u stërmunduan. Ata kanë punuar shumë për të qenë këtu ku janë sot. Në botën e sotme të fuqizuar nga interneti, është më e thjeshtë të fillohet një startup se sa ka qenë më përpara.

Lexoni: Bëj një sipërmarrje inovative!

Me disa klikime nga shtrati juaj, ju mund të filloni biznesin tuaj online dhe mund ta drejtoni atë me anë të smartfonit tuaj. Nisja e një biznesi nuk është problem. Ndërtimi i saj në një perandori të suksesshme është.

BusinessMag më poshtë ju tregon realitetin e dhimbshëm për t’u bërë një sipërmarrës i suksesshëm.

Idea juaj mund të jetë vetëm një iluzion i thjeshtë

Vetëm për shkak se keni ëndërruar të ndërtoni atë kompani prej miliardash nuk do të thotë se, kur i ktheni idetë tuaja në produkte dhe fusni ca para në marketing, do të bëheni suksesi i ardhshëm në fushën tuaj. Sepse bota e sipërmarrjes është e mbushur me pasiguri. Nuk ka asnjë garanci se tregu i synuar do të mbrojë produktet tuaja. Nuk ka asnjë garanci që do të fitoni në vitin tuaj të parë. Nuk ka asnjë garanci që ju të bëheni suksesi i ardhshëm në industrinë tuaj.

Sa më shpejt që ta pranoni këtë fakt, aq më shpejt do të zhvilloni zakonet elastike të sipërmarrësve të suksesshëm. Duke ditur se dështimi është i pashmangshëm, sipërmarrësit e suksesshëm kujdesen më pak për të. Dhe kjo fuqizon pasionin e tyre për të mbajtur krijimin dhe përsosjen e ideve të tyre, derisa të kenë sukses.

Pra, zbatoni ëndrrat dhe idetë tuaja, sepse, “Ideimi pa ekzekutimin është thjesht një iluzion”. Idetë tuaja mund të mos shesin. Ju duhet të merrni rrezikun përsipër. Pra, ndërtoni, lançoni dhe punoni pa u lodhur që të arrini sukses në karrierën tuaj të re”.

Sipërmarrja është një punë 7:00 – 19:00

Nëse mendoni se mjafton të punoni në kohën tuaj të lirë për pasionin tuaj, e keni gabim sipërmarrja nuk funskionon kështu. E vërteta e dhimbshme është, ndërtimi i biznesit tuaj është më kompleks dhe i lodhshëm dhe konsumon më shumë kohë sesa puna juaj normale.

Duke ditur se janë bosët e vetes së tyre, sipërmarrësit e suksesshëm zgjohen herët çdo mëngjes dhe shfaqen çdo ditë, me orë të gjata për të menduar, krijuar dhe shpikur për klientët e tyre, sepse nuk është e lehtë. Ata duhet të konkurrojnë në treg. Ata duhet të vënë produktet e tyre para perspektivave të tyre. Ata duhet të rrëmbejnë disa nga klientët e konkurrentëve të tyre. Ata duhet të promovojnë markën e tyre në botë.

Lexoni: Sipërmarrjet shqiptare rrisin investimet në Ballkan

Pra, ata luftojnë duke dhënë orë të tëra për të arritur këto qëllime – ose do të dështojnë mjerisht në arenën e biznesit. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë për të mbijetuar si një sipërmarrës. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni gati për të luftuar rritjen e produktivitetit dhe suksesit tuaj.

Zvarritja është armiku juaj më i madh

Çdo krijues biznesi ka armiq të shumtë: konkurrentët, fonde të pamjaftueshme, vullnet të pamjaftueshëm. Por, armiku më i madh i të gjithë atyre është zvarritja.

Ju mund të keni një ide të madhe. Ju mund të jeni themeluesi më i shkëlqyer në industrinë tuaj. Ju mund të keni disa investitorë engjëjsh të gatshëm për të investuar në startup-in tuaj. Të gjitha këto janë të rëndësishme kur ndërton një sipërmarrje të suksesshme, por duhet të keni disiplinë për t’i ekzekutuar. Nëse nuk nuk keni disiplinë, asnjë nga këto nuk do të ketë rëndësi, sepse sekreti për ndërtimin e kompanisë suaj shtrihet në produktivitetin tuaj.
E vërteta është, të gjithë përballen me zvarritjen në një moment të caktuar, por sipërmarrësit e suksesshëm dinë se si të merren me të në mënyrë vendimtare.

Ata normalisht rendisin detyrat e tyre për ditën. Ata shfaqen çdo ditë për të punuar në këto detyra. Ata mbeten të fokusuar, duke punuar në detyrat e tyre një nga një, duke përfunduar me radhë detyrat para se të transferohen në një tjetër. Dhe ata janë të qëndrueshëm. Çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, ata shfaqen për të bërë punë të shkëlqyer, punë cilësore që do i çon më afër arritjes së qëllimeve, misionit dhe vizionit të tyre. Prandaj, ata dominojnë tregun e tyre.

A jeni të gatshëm të sakrifikoni jetën tuaj?

Drejtimi i një biznesi është më shumë se vetëm të punoni për disa orë në fundjavë, të bëni disa dollarë dhe të çlodheni në divan me të dashurit tuaj për pjesën tjetër të javës. Për t’u bërë sipërmarrës, duhet të jeni të gatshëm të sakrifikoni shumë, ndonjëherë në dëm të jetës suaj për konsumatorët tuaj. Nëse lexoni biografinë e Steve Jobs, do të shihni se çfarë dua të them me këtë.

Ai ishte një njeri plot pasion, dashuri dhe admirim për një produkt që ai e quajti me emrin e frutit të tij të preferuar – Apple. Ai e deshi aq shumë produktin e tij, ashtu si një nënë do fëmijën e saj. Dhe ai bëri shumë sakrifica për të, sepse e kuptoi se ishte e vetmja mënyrë që ai mund të “linte një gjurmë në univers”.

Pra, Jobs ia kushtoi gjithë jetën e tij ndërtimit të Apple. Ai do të linte familjen e tij në orët e para të mëngjesit për t’u shfaqur herët, më para se dikush tjetër, në selinë e Apple në Kaliforni. Ai do të qëndronte, madje edhe pas orarit të punës, të mendonte, të përsëriste dhe t’i përforconte idetë e tij të shumta për kompaninë, shpeshherë duke mos u kthyer në shtëpi për të ngrënë darkë me gruan e tij. Shkurt, ai flijoi jetën e tij për të. Por, trashëgimia e tij mbetet edhe sot.

Lexoni: Do të bëhesh sipërmarrës i suksesshëm?! Ja disa këshilla nga Flamur Hoxha

Nëse jeni duke ndërtuar një tjetër iPhone apo thjesht duke filluar si një freelancer, bëhuni gati të derdhni djersën tuaj, gjakun dhe jetën për të dominuar tregun tuaj. Ju mund të mendoni se nuk është e nevojshme, por është.

Kjo është e vetmja mënyrë për të zotëruar produktin/shërbimin tuaj, për të mbijetuar, ose për të jetuar më shumë kohë si një sipërmarrës. Dhe kjo është ajo që duhet të bëni nëse jeni serioz në këtë mision.

Sacrificë.
Nëse nuk jeni të gatshëm të sakrifikoni për klientët tuaj, mos e përfshini fjalën “sukses” në fjalorin tuaj.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0