Bëj një sipërmarrje inovative! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 31/10/2018

Bëj një sipërmarrje inovative!

Share
nga Afrim Osmani
Tet 31, 2018

 

 

Nëse do të fillosh një biznes, zgjidh të investosh duke përdorur teknologjitë e reja.

Shumë njerëz dështojnë sepse zgjedhin të investojnë në teknologjitë, shërbimet dhe produktet ekzistuese.

Këtë e bëjnë se atje ndjehen më rehat, e njohin mirë dhe kanë eksperienca të realizuara edhe më parë.

Në shërbimet apo teknologjitë ekzistuese, është një konkurencë e ashpër, çmimi i produktit apo shërbimit që do të hedhësh në treg, do të ketë një tendencë të madhe për t’u ulur, pasi ka shumë konkurencë dhe sepse ti nuk po ofron asgjë thelbësisht të re.

Zgjidhja është produkti ose shërbimi i ri, që perfaqëson një teknologji të re, por  i menaxhuar nga ide dhe struktura inovative.

Konkurenca është më pak e ndjeshme dhe për rrjedhojë çmimi i produktit apo shërbimit, është më pak i ndikuar nga tregu.

Disa dështojnë se investojnë në teknologji dhe produkte të reja, por pa e shoqëruar këtë me metodat e menaxhimit bashkëkohor.

Sipërmarrja është si treni që nuk mund të levizë, nëse nuk janë te dyja shinat, që në analogji janë teknologjitë  e reja dhe menaxhimi inovativ.

Teknologjitë ndryshojnë me një shpejtesi marramendese, bashkë me to,  menyra e ofrimit te sherbimeve dhe për rrjedhojë edhe profesionet.

Teknologjia e  informacionit, që është profesioni dhe kompetenca nga më të rëndësishmet sot, dikur nuk ekzistonte.

Nuk mundet të zhvillosh produkte dhe shërbime inovative, me metoda të menaxhimit të mëparshëm.

Zhvilloni kompetenca, produkte, shërbime dhe menaxhimin në përshtatje me zhvillimet që ofron epoka e katërt industriale, me një progres të jashtëzakonshëm të njohurive dhe informacionit.

Ekonomia e dijes është sfida e sotme, sa më pjesmarrës bëhesh në këtë ekonomi, aq më shumë ecën në kahjen e duhur.

Eshte koha kur transfertat i bën on line, kur orientohesh në çdo cep të botës me GPS, koha e makinës elektrike, e printimeve 3D, që do të kulmojë me inteligjencën artificiale.

Ekonomia e dijes është sfida, është mjedisi ku duhet të rritemi, për të qenë inovator dhe të suksesshëm.

Prandaj për të qenë i suksesshëm, zgjidh një produkt, një shërbim, një strategji inovative.

Përpiquni të jeni pak Bill Gates, Steve Jobs, Elon Musk, që edhe pse ju ndajnë shumë arritjet, le t’ju bashkojnë qëllimet.

 

MBA Afrim Osmani

Lektor, KU “Luarasi”

 

 



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00