E nisi nga zero sot tregëton çantat më të shtrenjta. Njihuni me shqiptaren virale në rrjet - Business Magazine Albania

E nisi nga zero sot tregëton çantat më të shtrenjta. Njihuni me shqiptaren virale në rrjet

Vilma Bojaxhiu, me pasionin dhe angazhimin e saj për të edukuar dhe ndihmuar të tjerët, ka shfaqur vullnetin për të përmirësuar një problem në tregun shqiptar. Bashkë me motrën ato krijuan “Vilma’s Vault”, një platformë që ofron shërbim verifikimi për çantat e klientëve, e cila shërben si një vend tregtimi për disa prej çantave të koleksionit të saj personal.

Më 25 qershor 2023, faqja online VilmasVault.com u lancua zyrtarisht, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në karrierën dhe jetën e Vilmës. Me një rritje të shpejtë të interesimit dhe mbështetjes së ndjekësve, Vilma’s Vault arriti të bëhet një pikë referimi për ata që janë të apasionuar për çantat designer. Vilma shquhet për besueshmërinë, transparencën dhe lirshmerinë në biznesin e saj. Ajo ka zero tolerancë për produktet jo origjinale dhe synon të shërbejë  në mënyrë autentike dhe edukative.

Vilma’s Vault nuk është thjesht një biznes online, por një komunitet ku ajo komunikon dhe ndan njohuri me ndjekësit e saj. Louis Vuitton shfaqet si një nga markat më të kërkuara në Vilma’s Vault, me çdo model, duke përfshirë ikonat si Speedy, Neverfull dhe Alma, të cilat shiten me shpejtësi të madhe. Për sa i përket synimeve për të ardhmen, Vilma shpreh dëshirën për të vazhduar suksesin e Vilma’s Vault dhe për të zgjeruar shërbimin e verifikimit të çantave në tregun amerikan për emigrantët shqiptarë dhe jo vetëm.

Kur lindi ideja e tregtimit të çantave origjinale?

Vilma Bojaxhiu: Kjo është pak histori e gjatë… Ndodhi shumë natyrshëm, pa një plan të paracaktuar. Unë prej 8 vitesh  punoj në industrinë e rishitjes së çantave dhe aksesorëve designer dhe të gjitha aftesitë që  zotëroj sot i kam falë kësaj pune, përkushtimit dhe pasionit tim për të punuar në këtë fushë.  Para një viti vendosa të le punën time  full time dhe duke qenë se isha në pritje të dokumentave për ardhjen në Amerike vendosa të marr një kohë pushim për veten dhe për të kaluar më shumë kohë me familjarët. Këtë kohë e përdora për të reflektuar se çfarë doja të bëja. Hapa një llogari në Tiktok dhe nisa të tregoja aty atë çfarë dija të bëja më mirë, të flisja për çantat designer me qëllimin e vetëm për të informuar dhe edukuar atë pjesë të komunitetit që donin të dinin më shumë rreth çantave dhe autenticitetit të tyre.

Nisa të bëja videot “real or fake”, duke informuar se si të mos binin pre e çantave imitim, që për fat të keq, shiten rëndom për origjinale. I vendosa qëllim vetes të postoja çdo ditë, të ndaja detaje për blerjet e zgjuara dhe video edukuese. E nisa si një gjë qejfi dhe pashë që interesimi pas disa kohësh ishte i lartë, duke qenë se për çantat imitim nuk flitej hapur publikisht. Unë postoja çdo ditë dhe njerezve u ra në sy profili im shumë shpejt. Duke qenë se nuk kisha një punë të mirëfilltë, atë periudhë shkova në Itali te motra për të kaluar më shumë kohë me motrën dhe nipin. Isha komplet pa plan dhe bashkë me motrën krijuam Vilma’s Vault si një platformë që do i hynte në punë shqiptarëve dhe jo vetëm, për të verifikuar çantat e tyre designer dhe për t’ju kursyer para që mos të binin pre e fallsove, që qarkullojnë në treg. Bashkë me këtë shërbim, vendosa të ofroja për shitje disa prej çantave të koleksionit tim, të cilat i përdorja më rrallë. Ne 25 Qershor 2023 publikova faqen online VilmasVault.com dhe më duhet të them që feedback-u dhe mbështetja që kam patur nga miqtë dhe ndjekësit, ka qenë e jashtezakonshme. Jam çdo ditë falenderuese për këtë dhe përpiqem ta shpreh sa më shumë, sepse këta njerëz besuan te unë kur ndihesha e humbur, sepse nuk isha në marrëdhënie pune dhe rutina e punës është shumë e rendesishme sepse më mban të motivuar. Dhe ja ku jemi, për pak muaj VilmasVault.com bën një vit nga publikimi i parë dhe jam shumë e lumtur.

Cilat janë tiparet e tua më të forta në biznes?
Vilma Bojaxhiu: Mendoj besueshmëria, transparenca dhe lirshmëria.  Nëse ka diçka që karakterizon Vilma’s Vault është autenticiteti, unë kam zero tolerancë për produktet imitim.  Shpeshherë më kanë kritikuar vetë klientet, që më kanë thënë pse i bën videot edukuese falas. se po mësojnë dhe individë dhe biznese të tjera nga ty. U lumturova kur e dëgjova këtë sepse ky ishte qëllimi për të cilën unë hapa profilin në TikTok fillimisht dhe më pas Vilma’s Vault. Për mua VV nuk është një biznes online, apo nje faqe Instagrami si gjithë të tjerat ku publikohen dhe shiten çantat. Vilma’s Vault është një komunitet, unë komunikoj çdo ditë me vajza  dhe djem të apasionuar për çantat dhe aksesorët designer, flas me ta sikur t’i kem miq prej vitesh dhe kemi një frymë bashkëpunimi e komunikimi të jashtezakonshme, që për mua do të thotë shumë.

Cila është çanta apo firma më e kërkuar?
Vilma Bojaxhiu: Eshtë definitivisht Louis Vuitton. Kryesisht çdo model Louis Vuitton është bestseller, shiten me sekonda te Vilma’s Vault. Qoftë Speedy, Neverfull, Alma që janë ikonike, por edhe modele të tjera të limituara, vintage ose jo.
A blejnë shqiptarët veshje apo aksesorë origjinale autentike?
Vilma Bojaxhiu: Po blejnë, si çdo popull tjetë. Ndoshta jo me intensitetin që mund të blejnë në shtete të zhvilluara, por blejnë dhe mendoj se vitet e fundit kanë filluar të blejnë zgjuar (sidomos pasi janë influencuar duke parë videot e mia )

lexo: Marsi në Qendrën DUA: Ndërthurja e letërsisë, rritjes personale dhe emancipimit


A ndihesh e plotësuar në punën që bën?
Vilma Bojaxhiu: Mund të them që është hera e parë që nuk më bezdisin alarmet në orën 5 të mëngjesit, që më zgjojnë për të punuar. Mbase do më bezdisnin po të më zgjonin për të punuar diku tjeter. Për Vilma’s Vault zgjohem me qejf dhe në ditet kur jam pak dobët me humorin dhe ndjej nostalgji për shtëpinë dhe familjen.

Lexo: Marsi në Qendrën DUA: Ndërthurja e letërsisë, rritjes personale dhe emancipimit

Përtej pasionit për çantat, cilat janë studimet tuaja dhe aspiratat e tjera profesionale, pasionet e tua?

Vilma Bojxhiu: Ështe interesante në fakt sepse studimet e larta që unë kam mbaruar s’kanë fare lidhje me punën dhe pasionet që kam. Kam mbaruar studimet 3-vjeçare tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë në degën Informatikë dhe nuk kam punuar asnjë ditë në profesion.
Kam qenë përherë e orientuar drejt marketingut dhe modës, mendoj se s’do isha unë po të kisha një pune si web developer dhe të rrija çdo ditë para kompjuterit, duke programuar. Thjesht s’është fare unë, nuk e  kam parë veten kurrë aty.

Pasionet e mia janë të lidhura ngushtë me punën që unë bëj, kam qejf të gërmoj nëpër faqe online për të blerë çanta të veçanta, kryesisht koleksionet e limituara të viteve 2000-2005 më intrigojnë. Koleksionet vintage që nuk prodhohen më dhe sidomos çantat që mbartin histori. Disa prej tyre i mbaj për vete dhe disa të tjera i rishes çdo javë te Vilma’s Vault, që mos të tregohem egoiste.

A mund t’u dërgosh të rinjve të pamotivuar një mesazh?
Vilma Bojaxhiu: Unë kam patur një periudhë që kam qenë gjithashtu e pamotivuar dhe ankohesha shumë se nuk ndihesha e lumtur me punën dhe jetën që kisha. E pija kafen e mëngjesit dhe ankohesha me shoqet/koleget asokohe, derisa vendosa ta ndryshoja këtë dhe të punoja me veten për t’u përmirësuar. Duket e thjeshtë kur e thua,  në fakt ky hapi për të levizur dhe për të ndryshuar gjëra në jetën tënde është më i vështiri, por thjesht bëjeni. Mos e lini rutinën t’ju marrë para, gjeni çfare keni qejf dhe bëjeni. Niseni me hapa të vegjël, por njëherë që e vendosni, duhet të jeni konsistentë dhe të punoni çdo ditë. Funksionon.

Unë një ditë vendosa të postoja çdo ditë nga një video në TikTok dhe tani jam duke dhënë një intervistë, të cilën vetja ime e para disa viteve as nuk do ta imagjinonte. Nuk kam qënë vetëm me fat, kam punuar çdo ditë. Edhe në ditët kur ndihesha e këputur dhe më zinte gjumi duke edituar videot me telefon në dorë. Vetëm puna juaj do ju nxjerrë në dritë dhe në momentet më të vështira. albanian.cri.cn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0