Marsi në Qendrën DUA: Ndërthurja e letërsisë, rritjes personale dhe emancipimit - Business Magazine Albania

Marsi në Qendrën DUA: Ndërthurja e letërsisë, rritjes personale dhe emancipimit

Në muajin Mars, Qendra DUA prezanton një seri eventesh që synojnë të pasurojnë dhe të zgjerojnë horizontet kulturore dhe intelektuale të komunitetit të saj. Këto evente janë krijuar me qëllimin për të ofruar një hapësirë për diskutime të thella, zhvillim personal dhe ndarje të dijeve në një mjedis mikpritës dhe inkurajues.

Diskutimi për emancipimin e gruas në shoqërinë shqiptare

Data: 6 mars, Ora: 18:30

Në prag të Ditës së Gruas, Qendra DUA organizon një diskutim të veçantë mbi emancipimin e gruas në shoqërinë shqiptare. Ky event synon të ofrojë një këndvështrim të ri mbi këtë temë, përmes diskutimeve me të ftuarit Edmond Tupe dhe Rita Petro, dy figura të spikatura që janë njohur për qëndrimet e tyre të hapura dhe shkrimet mbi lirinë dhe emancipimin. Bashkëbisedimi do të shërbejë si një platformë për të rinjtë të diskutojnë rreth rolit të erotikës në thyerjen e stereotipeve dhe ndërrimin e dinamikave shoqërore.

Takim letrar rreth “Zonja Dalloway” nga Virginia Woolf

Data: 26 Mars, Ora: 18:30

Në këtë takim letar, Qendra DUA fton të gjithë dashamirësit e letërsisë të bashkohen për të diskutuar një nga veprat më të njohura të Virginia Woolf, “Zonja Dalloway”. Ky event do të jetë një mundësi fantastike për të eksploruar temat dhe teknikat narrative që e bëjnë këtë vepër të dallojë si një ndër më të rëndësishmet në letërsinë moderne. Një pasdite e kushtuar diskutimeve dhe ndarjes së mendimeve rreth një prej veprave më të njohura të shekullit të njëzetë, në një mjedis të ngrohtë dhe miqësor.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0