Duke filluar nga muaji i ardhshëm fillojnë shitjet e Nokia 3310


Adhuruesit e telefonit klasik Nokia 3310, u njohën me modelin e ri të tij në shkurt, gjatë Kongresit Botërore të Celularëve në Barcelonë. Por së fundmi bëhet e ditur se ata tashmë do e kenë në dorë muajin e ardhshëm.

Një zëdhënës i kompanisë tha në kongresin e Barcelonës se telefoni do të dalë në shitje gjatë tremujorit të dytë të vitit, por pa dhënë datën e saktë. Por disa zëra thonë se shitja mund të nisë që këtë muaj me porositë e kryera më parë.

Në faqe thuhet gjithashtu se çmimi që pritet mund të jetë 48 euro deri në 70 euro. Kjo pajisje nuk do të jetë për SHBA-në.

Me pamjen pak a shumë të ngjashme me paraardhësin, Nokia ka sjellë modelin e ri jo me ekranin origjinal, 84×84, por me ngjyra. Megjithatë ka kapacitet interneti të kufizuar, me lidhje 2.5 G dhe do të punonte shumë ngadalë nëse përdoruesit përdorin 3G. Ka vetëm një kamera 2 megapiksel. Telefoni që ka shitur plot 126 pajisje deri në 2005, do të shitet nga kompania finlandeze, HMD Global.

burimi: insajderi

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale