Telefoni ikonë Nokia 3310 po kthehet... - Business Magazine Albania

Telefoni ikonë Nokia 3310 po kthehet…


Nokia 3310, për herë të parë u lançua 17 vite më parë dhe ka arritur statusin e “kultit”, pasi ishte shumë rezistent, me një bateri që mbante për një kohë të gjatë dhe një dizajn unik.

Por kjo ishte kohë më parë; ajo tani është aq e vjetër sa që nuk ka as një ekran me ngjyra dhe Nokia tashmë ka humbur pozitën e saj si lider kryesor me hyrjen e iPhone dhe epokën e smartphone-ve.

“HMD Global”, kompania finlandeze që prodhon tani celularët Nokia, thuhet se është duke u përgatitur për të lançuar një “version modern” të 3310 në kuadër të “Mobile World Congress”, një konferencë për industrinë e celularëve që do të mbahet në Barcelonë, Spanjë, më 26 Shkurt.

Duket sikur telefoni i ri 3310 do të bazohet në origjinal, por nuk do të jetë një riprodhim i përsosur i modelit të vjetër – por përtej këtyre nuk kemi detaje të tjera. Ekran me ngjyra? Kamera? Aplikacione? Asnjë nga këto nuk janë avantazhe, por ky telefon do të ishte një hap i madh nëse do të kishte bazën origjinale si funksionet e 3310.

Ajo thuhet se do të shitet për 59 € (63$ ose 50 £) në Evropë. Nuk është e qartë nëse ajo do të lançohet diku tjetër.

Një përfaqësues i “HMD Global” nuk pranoi të komentojë mbi “thashethemet apo spekulimet” që po qarkullojnë.

“Mobile World Congress” është planifikuar të zhvillohet nga data 27 Shkurt deri më 2 Mars në Barcelonë.

Burimi: uk.businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0