Dritat e Krishtlindjeve “vrasin” shpejtësinë e WiFi në shtëpinë apo zyrën tuaj.Pse? - Business Magazine Albania

Dritat e Krishtlindjeve “vrasin” shpejtësinë e WiFi në shtëpinë apo zyrën tuaj.Pse?

Sipas The Sun, dritat, të cilat ndizen me ritme të ndryshme, mund të krijojnë fusha elektromagnetike, të cilat më pas ndikojnë në lidhjen me brez të gjerë pa telelfon. Në këto raste thjesht zhvendosni ruterin pak më larg nga vendi ku janë vendosur dritat.

“Për të reduktuar ndikimin e tij, duhet ta mbani ruterin tuaj sa më larg nga dritat e Krishtlindjeve”, thotë një ekspert.
“Për fat të keq, këto sende lëshojnë rrezatim elektromagnetik që mund të jetë i dëmshëm për Wi-Fi tuaj. Disa drita mund të mos kenë shumë efekt, por kur keni qindra prej tyre rreth shtëpisë tuaj, efektet e tyre mund të funksionojnë në mënyrë të shumëfishtë, duke bërë që sinjali juaj Wi-Fi të ndërhyjë dhe përfundimisht madje të ndërpresë lidhjen tuaj. Ky problem njihet si zhurma e përsëritur e impulsit elektrik. Mund të heqë sinjalin WiFi ose ta bëjë atë të paqëndrueshëm”, shton ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0