Disa fjalë që duhet ti shmangni nëse po shkruani një CV. - Business Magazine Albania

Disa fjalë që duhet ti shmangni nëse po shkruani një CV.

Shkrimi i CV-së është një art – ose, në varësi të kujt pyesni, është një shkencë. Ju duhet të nënvizoni arritjet tuaja në mënyra të dukshme dhe të pasqyroni përshkrimet e punës. Ajo duhet të jetë jo më shumë se dy faqe, që menaxherët e punësimit t’ju konsiderojnë një kandidat serioz.

Ka disa fjalë dhe fraza, që punëkërkuesit duhet t’i shmangin, si fjalët ‘plotësuese’. Këto janë “fjalë që marrin hapësirë shtesë dhe nuk po ju ndihmojnë ta tregoni historinë tuaj më qartë”, thotë Amanda Augustine, një eksperte karriere në TopResume.

Përemrat dhe ndajfoljet hyjnë në këtë kategori dhe megjithëse nuk e bëjnë rezymenë tuaj më të fortë, shumë njerëz ende i përdorin ato. Pothuajse gjysma, 44%, e rezymeve përmbajnë 10 ose më shumë fjalë plotësuese, sipas faqes së shkrimit të rezymeve Kickresume, i cili kohët e fundit analizoi më shumë se 170,000 rezyme të shkruara në 2022.

Këto janë tetë fjalë plotësuese që duhen shmangur:

Unë, mua, ne;
Shpesh;
Në mënyrë efikase;
Me zell;
Tërësisht;
Shpejt.
lexo: G-7 vendos objektiva të rëndësishëm për energjinë e rinovueshme

Menaxherët e punësimit e dinë se personi, përvoja e të cilit përshkruhet në CV-në tuaj jeni ju. Përemrat si “unë”, “mua” dhe “ne” janë të tepërt.

Kur bëhet fjalë për ndajfoljet e mësipërme, si “tërësisht” dhe “shpejt”, ata e lënë lexuesin të pyesë veten, ku është prova?

“Nëse thoni se keni bërë diçka me efikasitet ose me zell, çfarë bëtë konkretisht?” thotë Octavia Goredema, trajnere karriere dhe autore e “PREP, PUSH, PIVOT”.

A keni krijuar një proces pune, që përgjysmoi kohën që ju desh juve dhe ekipit tuaj për të përfunduar një projekt? A keni qenë në gjendje të tejkaloni vazhdimisht qëllimet tuaja?

Çfarëdo që të keni arritur, gjeni mënyra të matshme për ta përshkruar atë, për të dhënë një ndjenjë të qartë dhe të fuqishme të suksesit tuaj në punë. / CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0