Deri në 20% më shumë, taksimi i pronës me vlerën e tregut do të rrisë shpenzimet për qytetarët - Business Magazine Albania

Deri në 20% më shumë, taksimi i pronës me vlerën e tregut do të rrisë shpenzimet për qytetarët

Fatura që paguajmë çdo muaj për taksën e pronës, e cila nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës së asaj banese apo toke, do të jetë më “e kripur”.

Cilido qytetar, qoftë ky person fizik apo juridik që ka një objekt, banesë, pronë dhe e përdor për interesa të ndryshme do të paguajë më shumë. Është e thjeshtë, prona do të kenë vlerë më të madhe, qytetari do të paguajë më shumë.”

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Për herë të fundit metodologjia e përllogaritjes së taksës mbi pasuritë e paluajtshme u ndryshua në vitin 2018. Qeveria rriti pritshmëritë për arkëtime, ndërsa pushteti vendor parashikohej se do të mblidhte deri në 100 milionë euro në vit.

Lexo edhe: Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon për pagën minimale dhe mesatare

“Për hir të së vërtetës ligji i vitit 2018 ishte i mirë. Mirëpo siç po rezulton sot, ndikuar edhe nga ndryshimet e kërkuara, ai nuk ka funksionuar ashtu siç duhet.”

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipëri

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për vitin 2022, të ardhurat nga taksa përllogariten në 6.1 miliardë lekë, sa gjysma e pritshmërive. Ndërkohë për vitet e mëhershme janë grumbulluar edhe më pak para’.

“Qytetarët patën vështirësi për të paguar kur taksa ishte më e ulët. Imagjino tani. Ndaj ka nevojë për konsultime dhe duhet të identifikojmë se pse taksa e pronës mblidhet në një mase kaq të vogël sot.”

Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana është bashkia me nivelin më të lartë të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pronës me 46 për qind të totalit. Lista ndiqet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

a2cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0