Shqipëria, vendi i fundit në rajon për pagën minimale dhe mesatare

Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon për pagën minimale dhe mesatare

Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon për pagën minimale dhe mesatare

Të dhënat e fundit të EUROSTAT e rendisin Shqipërinë në vendin me pagën më të ulët në Europë.Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë. Sipas të dhënave të fundit të EUROSTAT edhe pse paga minimale ka shkuar ne 40 mijë lekë në muaj, përsëri nuk është mjaftueshëm.Të dhënat tregojnë se në Shqipëri paga minimale është 375 euro në korrik 2023.Mali i ZI është vendi me pagën më të lartë në rajon, me 532 euro.

Në Serbi paga minimale është 460 euro. Maqedonia e Veriut përditësimin e fundit e ka për 6 mujorin e dytë 2021, kur niveli ishte rreth 360 euro. Bosnjë Hercegovina nuk raporton pagë minimale, ndërsa nuk ka të dhëna për Kosovën.Paga minimale në Shqipëri, është akoma dhe më e pavlerë, kjo nëse e matim sipas fuqisë blerëse, që nënkupton të ardhurat të përshtatura me nivelin e çmimeve.

Lexo:Shoqatat e biznesit qeverisë: fiksoni kursin e euros, ose dalim në protestë

Më pagën minimale në Shqipëri mund të blesh shumë më pak sesa në rajon. Edhe pse paga minimale është rritur disa herë në muajt e fundit, përsëri nuk jemi në shifrat e vendeve fqinje.

Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto).

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare 832 euro në fund të 2022, Mali i Zi 930 euro, Bosnjë Hercegovina 934 euro.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0