Cili është muaji më i favorshëm për të gjetur punë? - Business Magazine Albania

Cili është muaji më i favorshëm për të gjetur punë?

Nëse tashmë keni një punë dhe ka arsye që ju largojnë nga mjedisi specifik i punës, ose jeni duke kërkuar një punë ndërsa nuk jeni i punësuar diku gjatë kësaj periudhe, ka një muaj të caktuar të vitit që është më i përshtatshmi për të gjetur pozicionin që dëshironi.

Në Amerikë e quajnë “Shpërthimi i Shtatorit”. Sipas Girlboss, duke filluar nga 1 shtatori, kompanitë e të gjitha llojeve fillojnë të kërkojnë furishëm punëtorë. Ky informacion konfirmohet edhe nga konsulentja e biznesit Chanelle Howell, e cila ishte një nga njerëzit e parë që foli në TikTok për këtë çështje.

Jemi në mesin e tremujorit të tretë të vitit, drejtuesit e lartë po kthehen nga pushimet dhe kompanitë kanë ende buxhet që nuk e kanë ndarë diku”, shpjegon Howell.

Ky është një trend që i shtyn kompanitë ta bëjnë stafin më të mirë në departamentet e tyre, në mënyrë që të arrijnë objektivat që kanë vendosur për vitin. Kjo nis procesin që rezulton në hapjen e shumë vendeve të reja të punës dhe plotësimin e shpejtë të tyre, relativisht gjithmonë, me personel.
lexo: Si të fitoni më shumë kohë për veten?

Ky trend zgjat për rreth një muaj e gjysmë, pasi kompanitë duan të kenë mbushur çdo boshllëk në fuqinë e tyre punëtore dhe të përmirësojnë cilësinë e punës që ofrojnë ekipet e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0