Founder Institute është një nga programet më të mëdha të akselerimit të startupeve në botë dhe çdo vit nxjerr kompani që nuk qëndrojnë vetëm me ide. Ky artikull hedh vështrimin tek ato kompani alumni të Founder Institute që gjatë viteve 2025–2026 kanë shënuar rritjen më të shpejtë dhe arritjet më konkrete, nga mbledhja e kapitalit të madh deri tek ndikimi real në jetën e njerëzve. Nuk bëhet fjalë për kompani që premtojnë. Bëhet fjalë për kompani që po veprojnë.
Esusu
Shumë amerikanë paguajnë qiranë me korrektësi çdo muaj por nuk e shohin atë asgjëkund në historikun e tyre financiar. Esusu e ndryshoi këtë: platforma raporton pagesat e qirasë direkt tek byrotë e kreditit, duke i ndihmuar qiramarrësit të ndërtojnë profilin financiar që zakonisht rezervohej vetëm për ata që kishin hipotekë. Në dhjetor 2025, kompania mblodhi 50 milionë dollarë në raundin e saj Series C, duke arritur vlerësiminë 1.2 miliardë dollarë. Deri tani ka krijuar mbi 46.9 miliardë dollarë tradeline kredie për qiramarrës nëpër të gjithë SHBA-në. Themelues: Rob Henning.
Orange Charger
Njerëzit që jetojnë në apartamente shpesh nuk kanë ku ta karikojnë makinën elektrike. Orange Charger zgjidh pikërisht këtë: instalon infrastrukturën e karikimit në ndërtesa me shumë banesa, duke e bërë procesin sa më të thjeshtë për administratorët e ndërtesave. Në 2024 mblodhi 6.5 milionë dollarë dhe fitoi një investim strategjik nga Southwire, kompania lider në tela dhe kabllo të Amerikës së Veriut. Themelues: Nicholas Johnson.
Lexo edhe: Administrata tatimore paralajmëron shitësit online: Regjistrohuni ose do ju mbyllet faqja
Endiatx
PillBot është një kapsulë robotike që gëlltitet si një pilulë e zakonshme dhe bën kontroll të traktit gastrointestinal pa nevojën e procedurave invazive. Kjo mund të ndryshojë mënyrën si bëhen endoskopitë. Kompania mblodhi 12 milionë dollarë në raundin Series A në janar 2025, me lançim komercial të synuar për fillim të 2026. Miratimi nga FDA është në pritje. Themelues: Torrey Smith.
Asenion
Ndërsa rregulloret për AI po shtohen kudo, kompanitë kanë nevojë për platforma që i ndihmojnë të jenë të pajtueshmë. Asenion ofron pikërisht këtë: një platformë qeverisëse AI që e ndihmon bizneset të ndërtojnë sisteme të pajtueshmërisë rregullatore. Në qershor 2025 bleu startupun suedez Anch.AI dhe nënshkroi partneritet me IBM watsonx.ai për zgjidhje enterprise. Themelues: Fion Lee Madan dhe David Van Bruwaene.
Bubble Paper
Alternativi i qëndrueshëm ndaj ambalazhit plastik tradicional. Bubble Paper prodhon packaging ekologjik që zëvendëson bubble wrap-in klasik dhe e bën këtë në shkallë industriale. Në 2024 mblodhi 20.9 milionë dollarë në Series A dhe u rendit si kompania e katërt me rritjen më të shpejtë në shtetin e Karolinës së Jugut në 2025. Themelues: Ben Moore dhe Chris Rogers.
BreachBits
Para se dikush tjetër të gjejë dobësitë e sistemit tuaj, BreachBits simulon sulme hakeri reale për t’i identifikuar dhe rregulluar ato. Siguria kibernetike nuk si formulë pasive, por si proces aktiv. Kompania fitoi një nga investimet e para strategjike të Lloyd’s of London nëpërmjet programit Lloyd’s Lab në prill 2025, shenjë e besimit nga një prej grupeve më të mëdha të sigurimit në botë. Themelues: John Lundgren.
Këto kompani kanë diçka të përbashkët: nisen nga probleme reale, gjejnë zgjidhje konkrete dhe mbajnë shpejtësinë. Nuk është rastësi që të gjitha kanë kaluar nëpër Founder Institute, sepse programet e mira akselerimi nuk japin vetëm kapital, por formojnë mënyrën si mendohet. Botërisht, ekosistemi i startupeve po piqet. Pyetja është: kur do të shohim kompani shqiptare në listën e ardhshme?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto