Por karriera e tij ka pasur dhe vendime të gabuara. Këto janë disa nga dështimet e tij dhe çfarë mund të mësojmë ne nga to.
Lexoni: DËSHTIMET QË E NDIHMUAN RICHARD BRANSON TË BËHET NJË MULTIMILIARDER
1. Kur kompania e tij nuk po bënte para
Branson e la shkollën në vitin 1967, 16 vjeç, për të filluar biznesin e tij të parë: revistën Student. Ai donte që kjo revistë të bëhej zëri i gjeneratës së tij. Revista kapi disa intervista me emër, por jo shumë para.
Po të kishte ndjekur planin original, Branson do të kishte marrë fund. Por, ai vendosi të bëhej praktik dhe të ndryshonte fushë, një fushë mjaft fitimprurëse, muzika. Çfarë filloi si një mënyrë për të paguar faturat e revistës, u bë një kompani me vlerë 1 miliardë $ e quajtur Virgin Records.
2. Kur linja ajrore Virgin Atlantic për pak sa u shkatërrua pa filluar
Branson krijoi Virgin Atlantic në vitin 1984. Ai pa një mundësi fantastike, por nuk kishte mjaftueshëm eksperiencë dhe avioni i tij për pak sa s’u prish përpara se të fillonte të fluturonte.
Gjatë fluturimit provë të avionit, disa zogj iu futën në motorr dhe ai u mbulua nga flakët. Linja ajrore nuk mund të certifikohej pa një avion që punonte dhe gjithashtu nuk mund të merrte para për riparim pa qenë e certifikuar.
Në vend që të dorëzohej, Branson mbeti optimist. Duke punuar fort, ai ristrukturoi kompanitë dhe mblodhi para mjaftueshëm për riparimet dhe avioni u certifikua.
3. Kur kompania e tij e pijeve të gazuara dështoi
Virgin u zgjerua në një fushë të re në vitin 1994 duke lançuar Virgin Cola, një pije që do të konkurronte me Coca Colën dhe Pepsin. Provat e shijes në fillim ishin premtuese dhe Branson kishte goxha shpresa. “Coca Cola është kompania më e njohur në botë dhe nëse ne ja kalojmë asaj, do të ishte shumë qejf,” tha ai.
Por pas pak kohësh, ishte e qartë që Virgin Cola nuk po shitej. Ajo ishte shumë e ngjashme me pijet e tjera për të krijuar identitetin e vet. Kompania u mbyll pas ca kohësh, duke i mësuar Branson-it që nëse nuk je unik nuk mund të kesh sukses.
4. Udhëtimi i tij rreth botës për pak sa s’e vrau.
Ambiciet e tij personale janë po aq të mëdha sa ambiciet e tij profesionale. Ai ka provuar disa Aventura shumë të rrezikshme si të qenurit personi i parë në botë për të kaluar Atlantikun me balonë. Por udhëtimi i tij rreth botës nuk ishte po aq i suksesshëm. Pasi aksidentalisht humbi shumicën e karburantit, Branson e gjeti veten në mes oqeanit Paqësor me erëra shkatërruese. Ai llogariti mundësinë për të mbijetuar, e cila ishte vetëm 5%. Branson tha që kishte vetëm dy zgjidhje, ta lëshonte balonën dhe të pranonte fatin e tij, ose të rrinte zgjuar për tre ditë rresht duke u përpjekur për të arritur Amerikën Veriore.
Lexoni: Këshillat e Richard Branson për të jetuar një jetë të suksesshme
Ai menaxhoi të arrinte shëndoshë e mirë dhe eksperienca e tij i mësoi vlerën e rezistencës. “Mos u dorëzoni kurrë,” tha ai në një intervistë. “Edhe nëse tingëllon e konsumuar. Luftoni, luftoni, luftoni për të mbjetuar.”
5. Kur Virgin Cars nuk eci ashtu siç pritej
Virgin Group kishte pasur plot sukses me avionët dhe trenat, por makinat ishin histori tjetër. Në vitin 2000, Branson vendosi të krijojë Virgin Cars, një biznes online që kishte për qëllim të ndryshonte mënyrën sesi bliheshin makinat. Kompania filloi mjaft mirë, por pas pak vitesh filloi të degradojë, duke sjellë mbylljen e saj brenda pak kohe.
Pas kësaj Branson kuptoi që nuk ishte mënyra e të shiturit që duhej ndryshuar, por mënyra sesi ato fuqizoheshin, prandaj ai investoi miliona për prodhimin e karburantit mjedisor.
Ai gjithashtu ‘implementoi’ një rregull të ri në bizneset e tij. “Nuk mund të kesh fitim pa një qëllim të qartë për biznesin.”
6. Kur klientët i thanë ‘jo’ fustaneve të tij
Branson ka bërë mjaft tentativa një botën e modës, pa sukses. Ai ka pasur një kompani rrobash, kozmetike dhe gjithashtu të brendshmesh që supozohej të konkurronte me Victoria’s Secret.
Ndoshta kompania më surprizuese ishte Virgin Brides, me fustane nuserie në vitin 1996. Në eventin e lançimit, Branson hoqi mjekrën dhe veshi një nga fustanet për të reklamuar firmën. Me keqardhje, karriera e tij e modelingut nuk pati shumë sukses.
Është e rëndësishme që të mos dorëzohemi, por gjithashtu është e rëndësishme që mos t’ia krijojmë idenë vetes që diçka do të ketë sukses kur është e qartë që do të dështojë.
7. Kur Virgin Digital nuk pati download-ime
Virgin Digital u hap në vitin 2005. Ajo ishte një website ku mund të shkarkoheshin këngë, si iTunes. Gjithashtu ofronte dhe shërbimet e Spotify-it të tanishëm. Fatkeqësisht, çfarë Virgin Digital nuk kishte ishte një iPod. Kompania humbi luftën kundër Apple duke sjellë mbylljen e saj në vitin 2007. Ky dështim i kujtoi Branson-it që është më mirë të krijosh rrugën tënde sesa të ndjekësh hapat e të tjerëve.
Të gjithë dështojnë. Njerëzit që dështojnë më shumë, kanë sukses më të madh
Secili prej dështimeve të Branson mund të shkaktonte shkatërrimin e karrierës së tij, por ajo çfarë bën një njeri sipërmarrës, është aftësia për t’u adaptuar me ndryshimet e rrethanave. Një njeri aventurier në biznes dhe në jetë si Branson, do të vazhdojë duke kapërcyer limitet e tij dhe ne të gjithë mund të mësojmë prej tij.
Lexoni: Richard Branson këshillon sipërmarrësit e rinj: “Just Do It”
Burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.