Richard Branson këshillon sipërmarrësit e rinj: "Just Do It" - Business Magazine Albania

Richard Branson këshillon sipërmarrësit e rinj: “Just Do It”

~4 minuta lexim


Richard Branson flet për fillimin e një perandorie në moshën 20 vjeçare dhe të mësuarit për të llogaritur rreziqet e marra. Përmes dekadave, sipërmarrësi Richard Branson nuk e ka humbur shkëlqimin e tij dhe mënyrën se si ai e drejton markën e tij. Kjo atmosferë e bën atë veçanërisht frymëzues për sipërmarrësit, të cilët janë në kërkim për të nisur diçka të re.

Shumica e të rinjve me ide të mira … do të zbulojnë se 99% e njerëzve do t’u japë atyre çdo arsye pse ideja e tyre është bërë më parë ose pse nuk është një ide e mirë apo pse ata do të dështojnë para se ta nisin,” i tha Branson presidentit dhe kryeredaktorit të Inc Eric Schurenberg gjatë një intervistë ekskluzive. “Në fund, ju duhet të thoni: “Në djall të vejë. Vetëm bëje atë.‘”

Në moshën 15 vjeçare, Branson braktisi shkollën e mesme për të filluar biznesin e tij të parë, një revistë për aktivistët e rinj të titulluar “Student”.

Katër vjet më vonë, në vitin 1970, Branson filloi të shiste disqe me postë. Në vitin 1971, ai hapi dyqanin e tij të parë të disqeve . Në vitin 1972, ai hapi një studio regjistrimi. Në vitin 1973, ai filloi etiketimin e tij të disqeve. Perandoria e biznesit të tij Virgin kishte filluar dhe Branson nuk kishte bërë as 24 vjeç.

Sot, Grupi Virgin është një konglomerat i konsideruar global me rreth 350 kompani, i ndarë në argëtim, udhëtim dhe industrinë mobile.

Jo të gjitha idetë e mëdha të Branson kanë qenë të suksesshme. Virgin Airlines dhe Virgin Mobile tani janë market udhëheqëse për Branson, por mos harroni Virgin Cola? Me rreziqet e mëdha vijnë dështime të mëdha publike. Branson ka një sekret që ndjek për suksesin: Vendosmëri edhe kur dështimi duket i pashmangshme.

“Nëse jeni i vendosur mjaftueshëm …. Është shumë e mundshme që të keni sukses për shkak të asaj që keni mësuar nga rastet kur keni dështuar,” tha Branson. “Gjëja më e rëndësishme është që të mos tërhiqeni nga dështimi. “

Për të dëgjuar më shumë nga Branson për marrjen e rreziqeve, shikoni videon më poshtë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0