Çfarë kërkojnë në të vërtetë të rinjtë nga vendi i tyre i punës?

Çfarë kërkojnë në të vërtetë të rinjtë nga vendi i tyre i punës?


Duket se të rinjtë, ndonëse janë punonjës të suksesshëm dhe entuziastë, përjetojnë shumë stres dhe pasiguri në vendin e tyre të punës, sipas një studimi të ri të bërë nga firma strategjike Department 26.

“Kur u pyetën për punën e tyre të parë, shumica pranuan se ishte një katastrofë, një zhgënjim i madh dhe një shtysë për të bërë diçka ndryshe,” tha Betsy Wecker, autore e studimit, që përfshiu rreth 1000 millennials.

Lexoni: ÇFARË BËNIN NË ADOLESHENCËN E TYRE NJERËZIT MË TË SUKSESSHËM NË BOTË?

“Millennials nuk besojnë tek paraja,” tha Wecker, “ata besojnë tek vetja e tyre.”

Mirëqenie (jo para)

Kur flisni për mirëqenien me Millenials, paratë mbase nuk janë pjesë e diskutimit.

“Kemi zbuluar se kjo gjeneratë e vlerëson mirëqenien të definuar mbi eksperiencat, jo mbi vetë paranë,” thotë Wecker.

Gjëja më e rëndësishme e tyre nuk është krijimi i një sasie të madhe parash vetëm për ta pasur atë. “Për millennials qëllimet janë krejtësisht të ndryshme: nëse ata mund të paguajnë faturat e tyre dhe të udhëtojnë, ajo që ka më shumë rëndësi është që po bëjnë diçka që i frymëzon me pasion.”

Ata që u intervistuan renditën “të jem në një pozicion të cilin e kam përzemër” mbi pagesën apo dhe përfitimet e tjera. Kur u pyetën se çfarë ata vlerësojnë më së shumti, “liria” është përmendur shpesh. Kompanitë do të shohin që këta të rinj do të largohen nëse nuk kapin botëkuptimin e tyre, pa marrë parasysh sesa paguhen.

Transparencë, feedback dhe vizion

Transparenca është procedura standarde e punës së millennials, sipas raportit, duke shtuar dhe pasjen e një vizioni të qartë për të ardhmen.

“Në kontrast me atë që njerëzit besojnë, ata nuk kanë frikë nga kritikat,” thotë Wecker. “Ata në fakt kërkojnë për feedback. ”

Raporti tregon dëshirën për feedback të vazhdueshëm, për të cilat organizatat e trashëguara nuk mund të përgatiten. Të punosh me punonjës të rinj do të thotë të qetësosh ankthin e tyre duke u siguruar transparencë dhe një vizion të artikuluar qartë për atë që vjen më pas, thotë raporti.

Të quhen sipërmarrës të kompanisë

Në mënyrë që millennials të ndihen të fuqizuar në vendin e punës, sipas raportit, ata duhet të trajtohen si sipërmarrësit që e imagjinojnë veten.

Përkundër një përpjekjeje të madhe për të markuar veten dhe për të qenë bosi i vetes, pak millennials në të vërtetë e shfaqin veten e tyre. Raporti thotë se kjo është pjesërisht për shkak të nivelit të lartë të detyrimeve të tyre dhe moskokëçarjes ndaj risqeve.

Lexoni: 5 Tiparet e liderëve të vërtetë

“Ata duan të ndërtojnë një jetë të projektuar nga ata vetë,” thotë Wecker. “Edhe pse ende mund të jenë duke punuar për dikë tjetër, ata janë në kërkim të një mjedisi ku ndihen se janë të besuar dhe kanë kontroll mbi punën e tyre.”

burimi: cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0