FED Invest, e shtrirë në Shqipëri përmes inovacionit dhe rrjetëzimit - Business Magazine Albania

FED Invest, e shtrirë në Shqipëri përmes inovacionit dhe rrjetëzimit

Rritja e inovacionit dhe zgjerimi i shërbimeve digjitale ishte kryefjalë e Asamblesë së Përgjithshme të FED Invest zhvilluar në fund të muajit maj në Tiranë. Kryetarja e Këshillit Drejtues të SHKK FED Invest, Zana Konini, theksoi se, “me vizionin për financa të qëndrueshme, viti 2025 do të fokusohet në përmirësimin e ofertës sonë unike financiare, fuqizimin e kornizës së menaxhimit të riskut, thellimin e personalizimit të shërbimeve për anëtarët në çdo hap të rrugëtimit të tyre financiar dhe zgjerimin e anëtarësisë për të arritur sa më parë gurin kilometrik të 100 mijë anëtarëve”.

Kjo asamble sipas saj, është manifestim i vlerave tona të përbashkëta, i besimit dhe bashkëpunimit që na ka sjellë deri këtu. Përfshirja financiare për të gjitha segmentet dhe fuqizimi i komuniteteve lokale duket prioriteti i këtij organizmi të mikrofinancës.

Administratori i FED Invest Perlat Sulaj,  theksoi forcimin e marrëdhënieve të institucionit me institucione financiare ndërkombëtare dhe me donatorë ndërkombëtarë gjatë vitit të fundit.“Kemi vazhduar të konsolidojmë marrëdhëniet me partnerët e huaj dhe kemi nisur projekte të reja që do të vijojnë të zbatohen edhe gjatë vitit 2025”, theksoi ai. Vitin e kaluar kreditimi  nga FED Invest u rrit mbi 8%. “Institucioni ynë i mikrofinancës synon të jetë porta kryesore për sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane, për të marrë shërbime financiare, duke kontribuar në rritjen ekonomike përmes fuqizimit të fermerëve, të rinjve, grave dhe aktorëve të zinxhirit të vlerës”, theksoi Behar Gjoni, Drejtor Biznesi dhe Zëvendës administrator i FED Invest.

Lexo edhe:Era e VPN-ve në Shqipëri: Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Portofoli i kredive u rrit me 8.2%, duke arritur vlerën 6.65 miliardë lekë gjatë 2024, ndërsa të ardhurat operacionale u rritën me 8.8%. Rritja e kredidhënies ka ardhur kryesisht nga financimi i aktiviteteve mikro të konsoliduara dhe SME-ve, me një rritje prej 16%. Sektori i bujqësisë ka dominuar rritjen e portofolit të kredisë.  Sipas Gjonajt, janë disbursuar 4,185 kredi të reja me vlerë 3.16 miliardë lekë, kryesisht në sektorët e bujqësisë, blegtorisë dhe shërbimeve. Produkti mikro ka zënë 68% të totalit të kredisë së disbursuar. Në fund të vitit 2024, portofoli i depozitave arriti 5.5 miliardë lekë (rreth 55 milionë euro), me një rritje prej 3% krahasuar me një vit më parë, ndërsa niveli i kredive me probleme zbriti në 6.1%.

Ky është takimi i dymbëdhjetë në historinë 33-vjeçare të institucionit, duke e vendosur atë si kooperativa financiare më e madhe dhe më e konsoliduar në vend, me mbi 97 mijë anëtarë dhe me 58 degë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

vaspas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0