Çfarë duhet të presësh në një intervistë pune me Elon Musk? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të presësh në një intervistë pune me Elon Musk?


Tesla dhe SpaceX ecin me një ambicie shumë të guximshme, për aq kohë sa kompania shkon përpara duke çuar dhe qenie njerëzore në Mars. Për të mbajtur këto qëllime në rrugën e duhur, Elon Musk duhet të punësojë disa nga njerëzit më të talentuar.

Sipërmarrësi ka zhvilluar disa praktika mjaft të veçanta punësimi gjatë viteve. Edhe në qoftë se objektivi i kompanisë tuaj nuk është popullimi i një planeti tjetër, ju mund të kanalizoni taktikat e tij për të gjetur kandidatët më të mirë. Më poshtë janë disa prej tyre.

  1. Intervistoni çdokënd vetë

SpaceX është tashmë një kompani me 5000 persona dhe intervistimi personalisht i secilit kandidat është pothuajse i pamundur, por Musk ka intervistuar çdo kandidat vetë deri kohët e fundit. Në përgjithësi, kandidatët më të mirë merren në intervistë nga nje menaxher ekipi dhe më të mirët e më të mirëve duhet të kalojnë në intervistë me Musk. “Kështu janë shumica e intervistave,” ka thënë ai.

  1. Pyetini ata për një problem që kanë zgjidhur

Në intervista, Musk u pyet kandidatëve pyetje specifike rreth një problemi që ata kanë zgjidhur në rolet e mëparshme për të përcaktuar nëse ata ishin personat që e gjetën zgjidhjen, apo ishin pjesë e ekipit që e gjetën zgjidhjen. “Nëse dikush ka qenë vërtet personi që gjeti zgjidhjen,” thotë Musk, “Ai do të jetë në gjendje t’iu përgjigjet niveleve të ndryshme. Ai do të mund të implementojë zgjidhje për probleme të ndryshme. Dhe nëse nuk kanë qenë ata që e kanë gjetur zgjidhjen, atëherë s’do mund të kthejnë përgjigje, sepse kushdo që luftuan fort me një problem nuk e harron kurrë atë. ”

  1. Bëjini ata të zgjidhin probleme në intervistë

Kandidatët në Glassdoor kanë raportuar se janë pyetur për probleme inxhinierike dhe fizike në intervistat e tyre. Psh: Ju jeni në një mjet lundrues në pishinë dhe keni një tullë në prehrin tuaj. Ju bie tulla jashtë mjetit lundures. Çfarë ndodh me nivelin e ujit të pishinës? Përgjigjia: Ajo fundoset, pasi tulla e zhvendos sasinë e ujit në mënyrë të barabartë me peshën e saj, ndërsa ajo ishte në barkë; tani ajo ka zhvendosur një sasi uji të barabartë me vëllimin e saj. (Inxhinierët janë persona të zgjuar.)

Pyetjet duhet të jenë relevante për aftësitë që ata duan për punën. “Unë nuk kërkoj domosdoshmërisht që dikush të ketë aftësi të shkëlqyera analitike në qoftë se puna e tyre do të jenë montimi i hardware-it”, ka thënë Musk.

  1. Mos u shqetësoni për diplomat

Musk nuk kërkon që kandidatët e tij të kenë diploma kolegji – apo edhe diploma të shkollës së mesme. Mendimi i tij: disa nga inovatorët më të mirë në botë kanë arritur gjërat më të mëdha edhe pa u diplomuar. Musk thekson se Bill Gates, Steve Jobs dhe bashkë-themeluesi i Google Larry Page u mungojnë diplomat e kolegjit. “Nëse keni pasur një shans për t’i punësuar ata,” ka thënë ai: “Sigurisht, që do të ishte një ide e mirë.”

  1. Mos vendosni për asgjë më pak se kandidati më i mirë

Kjo vlen për çdo pozicion, nga menaxherët e lartë deri tek punonjësit e thejshtë. Ish-drejtoresha e SpaceX Dolly Singh tha se Musk i thoshte asaj të gjente personin e vetëm më të mirë në planet për çdo punë, pa marrë parasysh rolin. Kur SpaceX ndërtoi një banak për “Yogurt” në selinë e saj, Musk e udhëzoi atë: “Shko te Pinkberry dhe më gjej punonjësin e muajit.”

  1. Kërkoni mendim të drejtë.

Të jesh jashtëzakonisht i talentuar është shumë e rëndësishme, por Musk gjithashtu kërkon që kandidatët të kenë një qëndrim pozitiv.

“Është shumë e rëndësishme që t’i pëlqeni njerëzit me të cilët do të punoni,” tha ai, “përndryshe puna juaj do të jetë mjaft e varfër.”

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0