Çfarë duhet të mendoni para se të largoheni nga puna? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të mendoni para se të largoheni nga puna?

Disa ditë nuk ndiheni aq produktiv dhe i ngazëllyer për punën. Madje mund të ndiheni edhe të dëshpëruar. Në ditë si këto mund të bindeni se keni nevojë për diçka më ndryshe diçka më të madhe se ajo që jeni duke e bërë aktualisht.

Ndoshta ju jeni të pakënaqur në fushën tuaj të karrierës, ose ndoshta jeni thjesht të pakënaqur me punën tuaj aktuale, pagën apo rutinën. Cilado qoftë arsyeja juaj, lënia e punës është një vendim i madh. ketu kemi disa këshilla të vlefshme  që do t’ju ndihmojnë ta arrini të një vendim te mençur.

Fillimisht, nëse planifikoni të lini punën tuaj për një punë tjetër në të cilën jeni pranuar, atëherë nuk po bëni asgjë të keqe. Njerëzit e ndërrojnë punën gjatë gjithë kohës. Sipas një raporti të shtatorit të vitit 2018 nga Byroja e Punës dhe Statistikave (BLS), punëtori mesatar qëndron në të njëjtën punë vetëm për 4.6 vjet.

Gjithashtu, sipas BLS, njerëzit e lindur midis 1954-1967 kanë ndërruar rreth 11 punë të ndryshme përgjatë moshave 18-50. Kjo mesatare pritet të jetë edhe më e lartë për disa punëtorë të lindur pas vitit 1967. Megjithatë, nëse po planifikoni të largoheni nga puna dhe nuk keni tashmë një punë tjetër -nëse doni të udhëtoni, të gjeni veten, të filloni biznesin tuaj ose thjesht sepse nuk ju pëlqen shefi juaj – atëherë merrni një fletë letre dhe shkruani përgjigjet për dy pyetjet e mëposhtme.

Nëse nuk mund të jepni një përgjigje logjikisht të shëndoshë për pyetjen e parë dhe një PO të fuqishme për të dytën, atëherë nuk jeni akoma gati ta lini punën tuaj aktuale.

Përse doni ta lini punën?

Mund të ketë miliona përgjigje të ndryshme për këtë pyetje, por në thelb, të gjitha ato ndahen në dy kategori: ose dëshironi të punoni diku tjetër, ose dëshironi të bëni diçka përveç punës. Nëse po mendoni të largoheni nga puna juaj aktuale sepse dëshironi të punoni diku tjetër, atëherë pse?

A është kjo për shkak se keni fituar aftësi të reja që mund t’ju shtyjnë në një nivel më të lartë të menaxhimit në një kompani tjetër? Apo është sepse puna juaj aktuale ka kaluar në një rutinë të mërzitshme?

Të shkuarit drejt një mundësie më të mirë është i shëndetshëm, por të ikurit nga problemi pa u përpjekur ta gjesh një zgjidhje për të nuk është. Dhe në këtë rast pyetja që duhet t’ia bëni vetes është se çfarë jeni duke bërë?

Nëse aktualisht punoni për një kompani të mirë  një kompani me të ardhura të mira dhe me reputacion, një kulturë të shkëlqyer pune  por nuk ju pëlqejnë disa aspekte të punës suaj, atëherë duhet t’i jepni vetes kohë për të shqyrtuar vendimin tuaj me më kujdes.

Një punë e shkëlqyer është e vështirë për tu gjetur; një punëdhënës i mirë është shumë i rrallë. Ju duhet t’i çmoni këto dy aspekte dhe nuk duhet të lejoni që disa faktorë që lidhen me rrethana aktuale t’ju bëjnë të braktisni punën.

Nëse personaliteti juaj nuk përshtatet me atë të një kolegu ose shefi, ose nëse thjesht jeni mërzitur dhe keni nevojë për më shumë përgjegjësi ose një pagë më të mirë, atëherë mos u dorëzoni pa i ndjekur këta hapa.

“Luftoni” për një situatë më të mirë. Në fund të fundit, ju keni investuar kohë dhe mund në këtë punë. Pse të mos e shqyrtoni se ku mund të arrini me kohën?

Nëse dëshironi më shumë nga puna që keni aktualisht më shumë para, më shumë mundësi atëherë ju duhet të:

Mblidhni prova të cilët shërbejnë si mbështetje për kontributin dhe vlerën tuaj për kompaninë dhe dërgojini ato prova tek menaxhmenti.

Mos kini frikë të kërkoni atë që dëshironi, qoftë një rritje page apo një transferim në një departament tjetër. Nëse nuk mund ta bëni këtë në punën tuaj aktuale, çfarë ju bën të mendoni se mund ta bëni atë në punën tuaj të ardhshme? Mblidhni guximin tuaj dhe bëjeni. Jeta favorizon të guximshmit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0