Çfarë bëri kjo CEO kur 45 nga punonjësit e saj dhanë dorëheqjen?

Çfarë bëri kjo CEO kur 45 nga punonjësit e saj dhanë dorëheqjen?


Kristen Hadeed, sipërmarrëse dhe CEO e “Student Maid”, ndan “dështimet” e saj më të mëdha që nga vitet e para të saj dhe se si këto dështime e bënë lideren që është sot.

Kjo histori ka të bëjë me gabimet – ato të mëdha – që kolegia ime, Kristen Hadeed, sipërmarrëse dhe CEO e Student Maid, bëri gjatë 10 viteve të fundit në biznes. Ajo kohët e fundit i mblodhi këto përvoja në librin e saj Permission to Screw Up.

Lexoni: Përse ju duhet një ekip për të qenë të sukesshëm?

Libri i saj tërhoqi vëmendjen time, sepse nuk është ajo që mund të prisni nga një CEO dhe një folës i njohur në nivel kombëtar. Përkundrazi, libri flet për rrëmujën, pengesat dhe llojin e gabimeve që mendoni se udhëheqësit që idealizoni nuk do t’i bënin kurrë.

Ajo i kthen këto jo në një histori suksesi dhe si ta arrini atë, por më tepër se si të bëheni udhëheqës dhe të ndërtoni llojin e kompanisë që keni imagjinuar gjithmonë.

Business Magazine në këtë artikull ju njeh me tre gabimet e saj më të mëdha dhe mësimet që ajo mori.

  1. Gjeni vetëbesim në ndreqjen e gabimeve

Në ditët e hershme të Student Maid, Hadeed punësoi një praktikante për të ndihmuar me HR. Që nga fillimi, praktikantja e impresionoi Hadeedin. Pra, Hadeedi vendosi t’i japë asaj një përgjegjësi të madhe: Ajo e vuri atë në krye të pagesave. Kompania e pagesave mendoi se Hadeed ishte e çmendur për të vendosur diçka kaq të rëndësishme në duart e një praktikanteje, por Hadeedi besonte tek ajo dhe donte t’i jepte diçka të rëndësishme për ta vënë në rezymenë e saj.

Por herën e parë që ajo dorëzoi listën e pagave vetë, gabimisht mbipagoi 27 persona me 40,000 $.

Në mënyrë tipike, ju do të prisnit që gjërat të shkonin shumë keq për praktikanten pas kësaj. Megjithatë, Hadeedi e thirri atë dhe e pyeti nëse e dinte se si ta rregullonte problemin. Ajo e bëri. Disa ditë më vonë, 40,000 $ u kthyen.

Edhe pse kishte bërë këtë gabim të tmerrshëm, ajo gjithashtu ishte e autorizuar të kuptonte se ishte në gjendje ta kthente atë mbrapsht. Si rezultat, praktikantja vazhdoi të bënte listën e pagave deri në përfundimin e praktikës së saj dhe kurrë nuk bëri të njëjtin gabim përsëri. Nga ana tjetër, Hadeed nuk e pa besimin tek ajo si një gabim – përkundrazi ajo mësoi të udhëzojë punonjësit mirë dhe t’u japë atyre një shans për të rregulluar gabimet e tyre.

  1. Ndërtoni besimin me falje të sinqerta

Hadeed ishte mjaft e pavetëdijshëm për lidershipin kur ajo nisi Student Maid. Në vend që të kontrollonte ekipin e saj dhe të sigurohej që ata kishin gjithçka që u nevojitetj, ajo ishte ulur në një zyrë me ajër të kondicionuar, ndërsa njerëzit e saj ishin jashtë në nxehtësinë e verës të Floridës, duke pastruar apartamente. Nuk ishte befasi që 45 nga 60 personat e ekipit të saj u larguan.

Kur u larguan, Hadeedin e zuri paniku. Ajo u premtoi atyre paga më të larta dhe shumë pica, duke bindur kshu secilin prej 45 punonjësve plus 15 të cilët nuk e kishin lënë punën – të takoheshin në një mbledhje urgjente. Në mbledhje, Hadeed pranoi se ajo e kishte djallosur punën dhe kërkoi ndihmën e tyre.

Të 45 anëtarët e ekipit u kthyen. Kjo ndihmoi për të krijuar një kulturë respekti të ndërsjellë. Prej asaj kohe, Hadeedi u përpoq që gjithmonë t’i pranonte dështimet e saj me zë të lartë. Sa më e ndershme tregohet aq më shumë njerëzit e saj i besojnë si lideren e tyre – dhe më të sigurtë ndihen që ata të pranojnë gabimet e tyre.

  1. Kthehuni tek ekipi juaj për zgjidhje dhe mbështetje

Një herë, Hadeed u gjet në një situatë që asnjë pronar biznesi nuk dëshiron ta përjetojë kurrë: Kompania nuk kishte para të mjaftueshme në bankë për të mbuluar listën e pagave.

Ishte një situatë që Hadeedi e dinte se mund ta kishte parandaluar nëse ajo do t’u kishte kushtuar më shumë vëmendje rrjedhës së parave të kompanisë dhe faturave të papaguara.

Kur Hadeed arriti në zyrë, ajo i shpjegoi situatën ekipit ekzekutiv. Njëri prej anëtarëve të ekipit sugjeroi zgjidhjen e saj para se ajo ta bënte: Ekipi ekzekutiv, përfshirë Hadeed, do të mbeteshin pa marrë pagesat e tyre kështu që të kishte mjaftueshëm para në llogari për të paguar punonjësit studentë.

Ajo që filloi si një dështim masiv u shndërrua shpejt në punë ekipore dhe sakrifica.

Lexoni: Çdo ekip biznesi ka nevojë për një Jobs dhe një Wozniak. Zbuloni se cili jeni ju

Këto përvoja shërbejnë si një kujtesë se ndërsa dështimi mund të jetë i dhimbshëm, stresues dhe madje poshtërues, gjithashtu mund të na udhëheqë për t’u bërë liderë më të mirë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0