Travel
“Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë”, nis fushata për turizmin nga studentët e universitetit Bedër
Studentët e vitit të dytë master, në Kolegjin Universitar Bedër, çelën zyrtarisht fushatën e ndërmarrë prej tyre, për Shqipërinë turistike. Fushata “Njih tokën tënde, vizito Shqipërinë”, u prezantua sot si një nismë që ka për qëllim sensibilizimin e shqiptarëve të vizitojnë Shqipërinë, përpara se të shkojnë jashtë vendit.