Si të kesh një mënyrë jetese të shëndetshme ndërsa udhëton për punë?

Si të kesh një mënyrë jetese të shëndetshme ndërsa udhëton për punë?


Fluturimet e gjata, mungesa e gjumit dhe presionet e punës mund të bëjnë udhëtimin e biznesit stresues dhe të lodhshëm. Është e vështirë të mbash nën kontroll shëndetin kur nuk ndihesh mirë. Mbase ka të bëjë me ndryshimin e motit, apo me emocionet tuaja rreth mënyrës se si klienti juaj do ta presë prezantimin. Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të kthjelloni trurin, të ulni ritmin e zemrës, të mbani fokusin dhe të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme.

Shmangni trafikun

Shpesh për të arritur në kohë mbledhjet tuaja, ju duhet të merrni një taksi apo një makinë me qera. Ecja jo vetëm që është e mirë dhe për më tepër është një mënyrë e gjetur për të eksploruar një qytet të panjohur. Pamjet e bukura shpesh edhe të motivojnë të ecësh në këmbë. Nëse zyra është larg nga hoteli, zgjidhni një tranzit publik nëse është e mundur. Apo një udhëtim me biçikletë do të ishte tepër i këndshëm. Kostoja do të jetë më e ulët.

Lexo: 3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni

Kaloni kohë duke mësuar rreth kulturës së atij vendi

Të shkosh në një hotel apo në një restorant mishi nuk është diçka e mirë për të shijuar aventurën tënde. Por cila është zgjidhja? Një vizitë në një muze lokal. Ndjekja e artit është një mënyrë e shkëlqyeshme për  të kaluar një pasdite të këndshme me kolegët tuaj. Ndoshta, edhe muzeu ka një restorant.

Doni një shans për të zgjeruar rrjetin tuaj dhe për të mësuar disa histori të vendit, gjatë ngrënies? Mund të krijoni një eksperiencë unike ngrënie (edhe pse jo në një restorant të mirfilltë). Këto lloje restorantesh ofrojnë aventurë, festa dhe kuzhina e të cilëve ofron darka të jashtëzakonshme në vende ekskluzive private.

Largohu nga rutina

Nëse hoteli ofron një palestër nuk do të ndesheni me gjë tjetër veç makinave standarde që i gjeni në çdo palestër tjetër. Nëse moti u lejon, pse të mos shkoni jashtë për një vrap, të bëni një lojë tenis, një lojë basketboll apo një vizitë në një park apo pranë një lumi.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0