Lufta në Lindjen e Mesme mund të shtyjë turistët drejt Spanjës - Business Magazine Albania

Lufta në Lindjen e Mesme mund të shtyjë turistët drejt Spanjës

Lufta e vazhdueshme në Lindjen e Mesme po fillon të ndryshojë hartën e udhëtimeve ndërkombëtare, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të dy nga qendrat kryesore ajrore të rajonit dhe duke sjellë anulime fluturimesh, devijime rruge dhe pasiguri në rritje për linjat ajrore dhe turistët.

Një studim i firmës konsultuese të turizmit Mabrian evidenton një përkeqësim të ndjeshëm të perceptimit të sigurisë në disa destinacione të Gjirit Persik, si dhe shenjat e para të një ndryshimi të mundshëm në kërkesën turistike. Sipas analizës, vendet si: Bahreini, Omani dhe Katari kanë regjistruar rënie të forta në Indeksin e Perceptimit të Sigurisë (SPI),  një tregues që mat stabilitetin e një destinacioni sipas perceptimit të udhëtarëve. Bahreini ra 81 pikë në 9.6/100, Omani 56.7 pikë në 24.8, ndërsa Katari 54.9 pikë në 18.4.

Vendet e tjera të Gjirit treguan rezistencë më të madhe: Emiratet e Bashkuara Arabe ranë 48.3 pikë në 51.9, ndërsa Arabia Saudite 13.6 pikë në 85.3. Raporti paralajmëron se edhe rëniet e moderuara mund të ndikojnë në kërkesën ndërkombëtare, pasi siguria mbetet një nga faktorët kryesorë në zgjedhjen e destinacionit.

Kush mund të përfitojë nga pasiguria

Në këtë kontekst, Spanja shihet si një nga destinacionet europiane më të favorizuara për të përfituar nga ky ndryshim i mundshëm i flukseve turistike. Tregjet kryesore që nxjerrin turistë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore, mund të drejtojnë pjesë të kërkesës nga Lindja e Mesme drejt Spanjës, Itali ose Greqi  vende që perceptohen si më të sigurta dhe më të konsoliduara.

Lexo edhe: Çmimi i naftës bie pas parashikimit të Trump për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme

Agjencitë turistike spanjolle raportojnë rritje të kërkesave për anulime në destinacione pranë zonës së konfliktit, si Egjipti, Jordania dhe Dubai, dhe parashikojnë që një pjesë e këtyre turistëve mund të ridrejtohet drejt Spanjës. Avantazhi i saj konkurrues qëndron te rrjeti ajror i gjerë dhe oferta turistike e larmishme, që përfshin qytete historike, destinacione kulturore dhe plazhe.

Ky fenomen nuk është i panjohur: pas Pranverës Arabe në 2011, pasiguria në destinacione të Afrikës së Veriut, si Egjipti dhe Tunizia, çoi në rënie të vizitorëve dhe ridrejtoi pjesën e kërkesës turistike europiane drejt vendeve të Mesdheut verior, me Spanjën si një nga përfitueset kryesore.

Megjithatë, Mabrian paralajmëron se është herët për të konfirmuar një ndryshim të qëndrueshëm në kërkesën globale. Tani për tani, të dhënat reflektojnë kryesisht ndryshime në perceptimin e sigurisë dhe intensitetin e planeve të udhëtimit, të cilat mund të përkthehen në ndryshime më të qarta në rezervime nëse konflikti vazhdon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0