Lumi i Shalës, destinacioni që nuk duhet humbur

Lumi i Shalës, destinacioni që nuk duhet humbur


Në stinën e verës, gjithkush bën gati valixhen për të shijuar pushimet pas një periudhe pune të ngarkuar. Shumë zgjedhin të pushojnë në det. Ndërsa në mal pushimet janë më të shkurtra. Një destinacion i tillë është Lumi i Shalës.

A e dini të gjithë historinë e vendit tuaj? A dini mjaftueshëm destinacione turistike dhe mbi të gjitha sa prej tyre keni vizituar? Këto pyetje duhet t’i bëjë gjithësecili prej nesh. Duhet t’ia bëjë vetes para se të thotë shprehjen e famshme “Në këtë vend nuk jetohet”.

Destinacionet brenda vendit janë zhvilluar dhe guidat po ashtu.

I tillë është Lumi i Shalës? Është ndër pikat turistike më të kërkuara në vend në dy vitet e fundit. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Është cilësuar ndryshe si “Tajlanda Shqiptare”.

Lexo: Si i organizojnë pushimet sipërmarrësit e rinj shqiptarë?

Për BusinessMag.al përfaqësuesi i agjensisë Guida Albania Outdoors thotë se Lumi i Shalës është destinacioni më i kërkuar në Shqipëri kohët e fundit. Kjo agjensi turistike, e cila operon vetëm me guida brenda vendit, e sheh si destinacionin e  duhur për të kaluar një fundjavë të qetë larg zhurmës kaotike që të ofron kryeqyteti. Të pyetur nga BusinessMag.al se përse preferohet kaq shumë kjo pikë turistike, ata listojnë disa arsye. Është një destinacion fantastik për një tur 1 ose 2 ditor.


Kërkohet për shkak të bukurisë së tij të veçantë midis maleve të thepisuara. Gjatë udhëtimit për në këtë destinacion ju jepet mundësia të vizitoni edhe Shpellën e lashtë të Kaurrit, Gurin e Lekë Dugagjinit, Shpellën e Pëllumbave si dhe Ishullin e Paqes. Pra, teksa niseni për një destinacion, ju jepet mundësia të eksploroni edhe bukuri të tjera natyrore, ndaj kjo e bën këtë udhëtim tuajin unik. Atraksionet  turistike shqiptare, kryesisht ato malore, tërheqin të huajt.

Të huajt mrekullohen nga natyra e virgjër shqiptare, ndonëse këtë vit, sipas guidave, frekuentimi nga të huajt ka shënuar rënie.

Interes më të lartë për këtë destinacion kanë filluar të shfaqin të rinjtë nga qytetet më të mëdha të vendit.

Nëse doni të eksploroni Lumin e Shalës me Guida Albania Outdoors, ju mund të kontaktoni në

E-mail: eltoni1979@gmail.com
Nr.tel:  0697236304, si dhe në Instagram: guida_albania_outdoors

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0