Tesla vjen fuqishëm në treg

Tesla vjen fuqishëm në treg


Këtë javë Tesla ka prezantuar modelin Y në Kaliforni, duke u premtuar konsumatorëve modelin e shumë pritur  “crossover”.   Elon Musk, tha se makina, e kategorisë  SUV, që është ndërtuar me të njëjtën platformë si Modeli 3, do të dalë për herë të parë në treg me një version me distancë të gjatë, në rreth 482 kilometra, me një çmim 47 000 dollarë.

Versioni standard  do të jetë gati në vitin 2021 dhe do të vijë më një çmim  39 mijë dollarë. Bateria e saj do të mund të rezistojë deri në 370 km rrugëtim. Pas publikimit, faqja zyrtare e Tesla ofroi mundësinë e porositjes së modelit të shtrenjtë me distancë të gjatë dhe goma të pasme aktive, të disponueshëm për vitin 2020. E gjithë kjo vjen menjëherë pas një periudhe të vështirë që kaloi kjo kompani ku:

  • KSHZ kërkoi që Musk të akuzohej për shpërfillje.
  • Zyrtari i lartë financiar i Tesla dhe këshilltarët kryesorë u larguan nga kompania.
  • Raportet e konsumatorëve hoqën vlerësimin e saj “të rekomanduar” nga Modeli 3.
  • Tesla mbylli shumicën e dyqaneve të saj për t’u rikthyer në lojë dy javë më vonë.
  • Musk paralajmëroi investitorët se Tesla do të humbiste paratë në tremujorin e parë.
  • Aksioneri i dytë i Tesla mendon se do të ishte më mirë pa Musk-un si CEO.
  • Tesla shlyeu 920 milionë dollarë borxhe me para në vend të aksioneve, duke rinovuar frikën e krizave në para.

Lexo: Mbyllen dyqanet Tesla, kompania do të shesi vetëm online

Shitjet e Teslës kanë rënë 10% që nga 5 shkurti.

Porositja e makinës do të kërkojë një depozitim paraprak prej 2,500 dollarësh. Modelet e vogla SUC janë segmenti me rritjen më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, që janë dy tregjet më të mëdha në botë të makinave.  Tesla ka pasur pak konkurrencë deri më tani për modelet sedan, por konkurrenca në kategorinë SUV po shtohet. Elon Musk tha se pas 12 muajsh, do të ketë rreth 1 milion makina.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0