3 gjërat që ndikojnë në mënyrë të fshehtë në shëndetin tuaj kur udhëtoni

3 gjërat që ndikojnë në mënyrë të fshehtë në shëndetin tuaj kur udhëtoni


Ne të gjithë jemi të rrezikuar nga ana shëndetësore kur udhëtojmë. Kjo vjen si pasojë e ndryshimit të klimës, apo nga ushqimet që do të konsumoni në vendin ku po udhëtoni. Janë edhe insektet në lokale të ndryshme, që mund të çojnë në disa sëmundje.

“Ka kaq shumë faktorë që ndikojnë në shëndetin tuaj gjatë udhëtimit,” tha dr. Charles Brenner. “Disa efekte janë të dukshme, ndërsa të tjera ndikojnë negativisht trupin në një nivel qelizor dhe kontribuojnë negativisht në gjendjen tuaj në kohën kur udhëtoni. Sipas Brenner, ja cilët janë tre stresuesit sekretë, që nxiten nga udhëtimi.

Çrregullimi i orës

“Trupi juaj ka një ritëm ciklik të lidhur me lindjen e diellit, perëndimin e diellit dhe mjedisin tuaj në shtëpi”, tha Brenner. “Kur udhëtoni, ritmi juaj prishet dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur udhëtoni në zona me ndryshime kohore”. Ndryshimi kohor mund t’ju bëjë të ndiheni letargjikë dhe të shkaktojnë sëmundje si gastro intestinale. Mund të jetë edhe më keq nëse ndryshoni shpesh zonat kohore.

Cili është ilaçi? “Nëse po ndryshoni zonat kohore, merrni parasysh vënien e orës tuaj në zonën kohore të destinacionit tuaj para se të niseni”, tha Brenner. “Në varësi të faktit nëse jeni duke fluturuar në perëndim ose në lindje, mund të jetë koha të përpiqeni të prisni dhe të flini ose të qëndroni më vonë për të lehtësuar rregullimin tuaj dhe për të shmangur lodhjen që shkaktojnë udhëtimet me avion”.

Dehidratim
Një problem veçanërisht i bezdisshëm kur fluturon është dehidrimi pa dyshim, i cili mund të pengojë funksionimin e duhur të qelizave dhe organeve tona. “Ka lagështi të ulët në kabinat e aeroplanit”, tha Brenner. Lagështia e ajrit në bord është më e ulët krahasuar me lagështinë që ne zakonisht përjetojmë në tokë. Plus, nëse po pini kafeinë dhe alkool, kjo zvogëlon dehidratimin e trupit tonë.

Për të siguruar që të qëndroni të hidratuar, mbani në mend disa gjëra. “Pini shumë ujë”, tha Brenner. Jini të kujdesshëm ndaj ushqimeve që largojnë lagështinë nga trupi juaj, të tilla si frutat e thata, arrat e kripura, patate të skuqura dhe ushqime të përpunuara me përmbajtje të lartë të natriumit”.

Lexo: 5 mënyra se si udhëtimet ju ndryshojnë

Qarkullimi i dobët i gjakut

Pasiviteti dhe presioni i ulët i ajrit në kabinë mund ta bëjnë më të vështirë qarkullimin e gjakut nga këmbët tuaja në zemrën tuaj. Kjo jo vetëm që mund të ndikojë në fryerjen e këmbëve dhe kyçeve, por mund të çojë në kushte më të rënda si një lloj i mpiksjes së gjakut të quajtur trombozë e venave të thella (DVT). Nëse ajo mpiksje “udhëton” në mushkëri, mund të çojë në vdekje.

“Është e rëndësishme të qëndroni sa më aktivë”, këshilloi Brenner. “Marrja e vendimit para kohe për të veshur veshje të lire, përkundrejt rrobave të ngushta, mund t’ju ndihmojë të mbani qarkullimin e mirë të gjakut gjithashtu dhe parandaloni mpiksjen e rrezikshme.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0