Botohet në Fletoren Zyrtare ndryshimi, punëmarrësit lehtësohen nga barra e kontributeve nga 18 gushti - Business Magazine Albania

Botohet në Fletoren Zyrtare ndryshimi, punëmarrësit lehtësohen nga barra e kontributeve nga 18 gushti

Pas pak ditësh hyn në fuqi një nga ndryshimet e rëndësishme të taksës së punës. I botuar në Fletoren Zyrtare nr 116 me 3 gusht 2023, ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, lehtëson të gjithë punëmarrësit me pagë maksimale që preken nga kontributet shoqërore pas rritjes së pagës minimale.

Pak kohë më parë, Televizioni publik ka analizuar raportin e rritjes së pagës minimale dhe maksimale në vite dhe ndikimin në taksën e punës.

Më parë, paga maksimale rritet me të njëjtën përqindje sa paga minimale. Do të thotë se, kur paga minimale të shkonte 45 mijë lekë, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale, sipas ligjit aktual, pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë.

Pra një rritjeje page minimale me 5 mijë lekë në vitin 2024 i përgjigjet një rritje page maksimale me 22 mijë lekë.

Që do të thotë se do të ketë një peshë më të rëndë taksa e punës në të gjithë kategorinë e individëve që paguhen me pagën maksimale!

Ligji i botuar që hyn në fuqi në 18 gusht 2023 sanksionon se “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi”

Ky ndryshim ka lehtësuar, në mënyrë të konsiderueshme nga taksa e punës të gjitha ata që paguhen me pagë maksimale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0