Bazat e ndërtimit të një biznesi me “7 shifra” pa punonjës

Bazat e ndërtimit të një biznesi me “7 shifra” pa punonjës


Edhe pse duket flakëruese dhe e lavdishme, sapo kalon një madhësi e caktuar e biznesit, një sasi shumë e konsiderueshme e fleksibilitetit humbet, gati prej pakujdesisë. Unë jo vetëm që nuk jam një prej tyre, por as nuk dua të jem.

Lajmi i mirë është se mungesa e interesit në tentativa të tilla nuk ka qenë një pengesë në ndërtimin e një biznesi që siguron të ardhura me 7 shifra, në një periudhë të shkurtër kohe, me një bashkëthemelues të vetëm dhe pa punonjës, me të cilën mund të punohet nga çdo vend i botë me ndihmën e internetit.

Në fakt këtë artikull e kam shkruar nga një kafene në Kopenhagen të Danimarkës, dhe më pas kam qenë në një tur në Evropë për të paktën 5 javët që vijuan, prapëseprapë shitjet nuk u ndikuan nga kjo dhe biznesi nuk pati asnjë problem. Duke thënë këtë, nuk po mburrem, vetëm po bëj vlerësime.

Ky model është i aplikueshëm, ja se si mund t’ia dalësh edhe ti:

1. Filloni në mënyrë të thjeshtë 

Shumë shpesh, njerëzit e zgjuar gjejnë ide brilante që shumë shpejt i vënë në zbatim, kështuqë kur dalin në treg, nuk ka nevojë të testohet se cila pjesë e produktit funksionon dhe cila jo. Ky është koncepti i Henry Ford me ofrimin e një produkti të caktuar në një madhësi dhe një ngjyrë për të kuptuar dhe matur përgjigjien e konsumatorëve, më pas produkti dhe proceset përmirësohen për t’u shitur dhe për të qenë të aftë t’u shërbehet konsumatorëve.

Në këtë strategjinë e “fillimit të thjeshtë” përjashtohet shansi që produkti t’u shitet ndërmjetësve. Me këtë dua të them që ju duhet të shmangni, të paktën në fillim, të mbikomplikoni rrjetin e shitjeve me skenarë të përgjithshëm, dhe në vend të kësaj duhet të përqëndroheni te shitja e produktit te konsumatori direkt. Kjo do t’ju mundësojë kontrollin e produkteve në faza të hershme, do të keni një komunikim direkt me klientët tuaj, gjë që është shumë e rëndësishme për feedback dhe do t’ju shpërblejë me marzhin e plotë të fitimeve. Kështu ju këto të fundit mund t’i riinvestoni dhe mund të rriteni shpejt pa ju dashur të merrni borxh për financim.

2. Automatizoni proceset që në faza të hershme

Teknologjia është e mrekullueshme, prandaj ju duhet ta përdorni për të automatizuar gjithçka që nga fillimi i hershëm. Ju duhet të ndërtoni strukturën e biznesit tuaj sikur ai të ishte 20 herë më i madh se sa është, e cila mund të arrihet me qindra dollarë për vit.

Automatizimi duhet të fillojë me kanalet e shitjes ose e-commerce (shitblerjet online) me shërbime të ofruara si për shembull nga Shopify, që krijon një sistem të veçantë dhe lidhet me gjithçka. Automatizimi duhet të vazhdojë për funksionet e marketingut dhe funksionet mbështetëse me produkte si videoreklama në Facebook, të cilat mundtë funksionojnë mrekullisht mirë dhe kërkojnë pak mbikqyrje.

Më së fundmi, janë Desk dhe Zendesk ato që ju automatizojnë kërkesat për mbështetje të brendshme. Këto janë të mrekullueshme sepse mund të japin përgjigjie “makro” ose të gatshme për çfarëdolloj kërkese të brendshme, kështuqë kur një kërkesë mbërrin, mjafton të klikoni vetëm një buton të vetëm për t’iu përgjigjur dhe për të zgjidhur çështjen ose kërkesën.

3. Të përfitosh nga burimet e jashtme

Ka një mal me artikuj të shkruar në lidhje me faktin nëse gjëra të caktuara duhet të sigurohen me burime të brendshme ose jo. Për një biznes i cili nuk ka punonjës, duhet të merren të gjitha shërbimet nga jashtë. Le të fillojmë me shitjet dhe marketingun: në fillim do t’i bëni të gjitha vetë, gjë që është super e rëndësishme sepse jeni ju vetë që duhet të kuptoni si funksionon biznesi juaj dhe si funksionojnë klientët, por vjen një kohë më pas që do të jeni shumë i zënë për t’i bërë të gjitha vetë.

Ja ku nevojitet marrëdhënia me publikun (PR). Nëse dikur kishit punësuar një skuadër PR-je për t’ju bërë publicitetin, ju duhet ta punësoni tani për të menaxhuar dhe për të rritur të ardhurat e biznesit nëpërmjet kanaleve të rrjeteve sociale. Skuadra duhe të punojë mbi bazën e një plani dhe programi që ka kuptim, bazuar në emrin e markës dhe eksperiencës suaj, dhe më pas duhet të zbatojë; në këtë mënyrë ju keni kohë të fokusoheni në një fushë tjetër.

Gjithashtu kini parasysh të punësoni edhe një asistent virtual: ky është një punonjës i një kompanie tjetër, si për shembull UAssistMe, me të cilin ju mund të lidhni një kontratë pune pa qenë e nevojshme prezenca e tij fizike dhe ju mund ta trajnoni që ai/ajo të bëjë një listë me detyra. Kështu do të keni kohë të lirë dhe jo obligime ndaj punonjësve (pasi ata janë vitualë).

*Nga Adam Callinan, publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0