Banka Qendrore Evropiane rrit sërish normat e interesit për të luftuar inflacionin - Business Magazine Albania

Banka Qendrore Evropiane rrit sërish normat e interesit për të luftuar inflacionin

Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interest për të nëntën herë radhazi të enjten në fushatën e saj njëvjeçare për të eliminuar inflacionin e lartë dhe të dhimbshëm. Ajo  mbajti hapur derën për rritje të mëtejshme, pavarësisht frikës në rritje të recesionit.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, kishte premtuar vetëm një rritje prej çerek përqindjeje, por tha se lëvizjet e ardhshme të bankës do të përcaktohen nga ajo që do të tregojnë të dhënat, përfshirë inflacionin dhe numrin e vendeve të punës.

Vendimet mund të ndryshojnë nga një takim në tjetrin, tha ajo, por këmbënguli se BQE është “shumë e këmbëngulëse në vendosmërinë e saj për të luftuar inflacionin”.

“A jemi të kënaqur? Po. Pretendojmë fitoren? Jo. Ne duam të shkojmë deri në fund të lojës,”- tha ajo.

Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Poëell, ishte gjithashtu i kujdesshëm për të parashikuar nëse do të kishte më shumë rritje të normave, pasi Fed ngriti të mërkurën normën e saj bazë për herë të 11-të herë në 17 muaj.

Bankat qendrore në mbarë botën kanë rritur kostot e huamarrjes për të luftuar inflacionin e shkaktuar nga çmimet më të larta të energjisë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Inflacioni në 20 vendet që përdorin monedhën euro ka rënë nga kulmi i tij prej 10.6% në tetor në 5.5% në qershor por është ende shumë mbi objektivin e bankës prej 2% që konsiderohet si më i miri për ekonominë. Apnews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0