Ballkani Perëndimor ka përdorur rreth 50% të fondeve prej 30 miliardë euro për planin e investimeve ekonomike - Business Magazine Albania

Ballkani Perëndimor ka përdorur rreth 50% të fondeve prej 30 miliardë euro për planin e investimeve ekonomike

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkoi që Ballkani Perëndimor të punojnë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit. Von Der Leyen tha se duhen të plotësohen reformat për të çuar përpara rajonin.

Nga Samiti i Procesit të Berlinit, Von Der Leyen pohoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës.

“Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por dhe për të nxitu r bashkëpunimin rajonal ekonomik.

Ne kemi hedhur themele të forta me planin e investimeve ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet tashmë po tregohen, 16 miliardë euro janë përdorur tashmë.

“Ekonomitë tona në Ballkanin Perëndimor dhe në tregun e BE janë shumë larg njëra – tjetrës. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë të ardhura sa 35% e mesatares së BE dhe në vërtetë duhet të çlirojmë potencialen që ka Ballkani Perëndimor dhe ta sjellim më pranë mesatares tonë dhe kjo do të arrihet me planin e rritjes.

Por pjesa e dytë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, sepse sa herë kemi pasur zgjerim, jo vetëm për vendet që janë bërë anëtare të BE-se kanë pasur rritje të madhe ekonomike, por edhe vetë BE-se shënuar rritje.

Ne duam që në fusha specifike të hapim dyert e tregut të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe këtë duhet ta krijojmë në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, energjia, apo pagesa pa para në dorë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë tregun e tyre Rajonal, kjo do të thotë që vendet e BP duhet t’i afrojnë qasje fqinjëve të tyre.

Për të ecur përpara duhen reforma, dhe këto reforma do të shoqërohen nga financime nga BE.

Vetëm duke punuar së bashku mund ta sjellim Ballkanin Perëndimor në zemër të Europës, aty ku i takon. Mos lini mundësitë, por kapeni momentin”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0