AZHBR aplikon subvencion me këste për blegtorët, fermerët: Copëzimi minon qëllimin e mbështetjes - Business Magazine Albania

AZHBR aplikon subvencion me këste për blegtorët, fermerët: Copëzimi minon qëllimin e mbështetjes

Këto ditë ka nisur shpërndarja e fondeve ndaj blegtorëve fitues nga skema kombëtare, por shqetësimet ndër fermerët janë rritur për shkak se pagesat për krerë lopë janë bërë 6 mijë lekë nga 10 mijë që u dhanë vitin e kaluar.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural sqaroi se, pagesat janë financime pjesore dhe se pjesa e tjetër e fondeve do të jepet në vijim.

“Në vijim të procesit të administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, ka filluar financimin pjesor për masat mbështetëse 1-6, në zbatim të fondit që ka aktualisht në administrim. AZHBR do të publikojë vazhdimisht listat e fermerëve përfitues sipas masave mbështetëse për të cilat është depozituar mbështetja, ndërkohë që vijon puna me kryerjen e pagesave të tjera”, sqaroi AZHBR.

Nga ana tjetër fermerët janë të shqetësuar se segmentimi i pagesave humb qëllimin për të cilin jepet. Duke e përfituar në mënyrë të copëzuar pagesën nuk do të kemi mundësi të bëjmë ndërhyrje të rëndësishme për uljen e kostove në ferma, tha E. Mile një fermer nga Fieri.

Burimet nga Ministria e Bujqësisë treguan se këtë vit aplikimet e blegtorëve për skemën kombëtare ishin të larta. Për rrjedhojë aplikantët që kanë plotësuar kriteret janë më të shumtë në krahasim me vitin e kaluar, por ndërkohë fondet e programuara nuk janë rritur.

Sakaq, fermerët pohojnë se Ministria e Bujqësisë mund të përdorë bazën ligjore për të mos dhënë të gjithë shumën për krerë që dha vitin e kaluar.

Udhëzimi i marsit 2023 për shpërndarjen e subvencioneve nga skema kombëtare vë në dukje se për tufën e matrikulluar (kafshët riprodhuese) për fermat më jo më pak se 10 krerë lopë kapin vlerën deri në 10mijë lekë për krerë, por jo më shumë se 500,000 lekë për subjekt.

Blegtorët pohojnë se udhëzimi i jep të drejtë që qeverisë të paguajë me pak se 10 mijë lekë për krerë, por jo më shumë se kaq. Ekziston frika mes blegtorëve se rritja e aplikimeve rrezikon të copëzoje fondin aktual i cili në këtë mënyrë vetëm sa mund të përkeqësojë gjendjen në të cilin gjendet sektori i blegtorisë në vendin tonë.

Këtë vit kanë aplikuar vetëm për skemën e lopëve rreth 3500 fermerë dhe për të imtat 5200 fermerë. Gjithsej kanë aplikuar 8700 blegtore të cilët janë fitues nga 6200 vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, financimet nga skema kombëtare ishin 1,5 miliardë lekë nga rreth 1 miliard lekë në vitin 2021. Rreth 6,211 blegtorë, përfituan nga skema e mbështetjes, për vitin 2022, kundrejt 4 316 blegtorëve që përfituan në vitin 2021.

Skema Kombëtare, që aplikohet nga AZHBR, mbështet fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt. Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0