"Apple" në Indi, një frut i ndaluar - Business Magazine Albania

“Apple” në Indi, një frut i ndaluar


Cilësia e kamerës së iPhone-it dhe trashësia e MacBook në Indi ka bërë njerëzit të vënë në dyshim se Apple nuk po prodhon produktet e sofistikuara për tregun indian. Një vendimi i Ministrisë së Financave në Indi ka bërë gjigandin e teknologjisë Apple të ndërpresë planet për hapjen e dyqaneve në Indi. Ky është një pezullim i dytë i planeve të kompanisë në një vend në të cilin ajo pretendon se ka treg kryesor.

Aplikimi i “Apple” në Indi për të shitur pasjisjet e saj nëpërmjet këtyre dyqaneve u refuzua për shkak se pajisjet në fjalë janë të prodhuara jashtë Indisë. Aprovimi është i garantuar vetëm nëse 30 % të komponentëve furnizohen nga brenda vendit. Firma teknologjike dështoi në mënyrë të papritur për kualifikimin e këtyre produkteve të sofistikuar, për shkaqe të panjohura mirë ende pa firmosjen e aktit të propozimit të investimit nga Ministri i Financave të Indisë.

Arun Jaitley, ministri aktual i financave, e bazon vendimin me arsyetimin se qeveria indiane është e preukupuar për hapjen e vendeve të reja të punës. Pavaërsisht se një argument i tillë mund të bëjë sens, Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple vizitoi Indinë për herë të parë në Maj për të zbuluar lehtësirat e zhvillimit për të krijuar 4000 vende të reja pune në këtë shtet. Shumë kanë menduar se ky investim do të ishte i përfunduar për Apple.

Por ndodh e kundërta. Edhe një plan tjetër i Apple ishte që të shiste iPhone të rinovuar të dorës së dytë në vend, mbase e vetmja mënyrë për të kompensuar çmimet e kripura për portofolin e qytetarëve indianë. Por pas lobimit të fuqishëm nga rivalët e Apple, edhe ky plan i Apple u refuzua, kësaj rradhe për motive mjedisore sipas motivimit të lobistëve.
Këto pengesa (të cilat edhe nëse rezultojnë të përkohshme për Apple) po i shkaktojnë “shimbje koke” Z. Cook. Për herë të parë vitin e kaluar, sipas një firmë auditi, Apple ka kaluar xhiron e 1 miliardë $ në Indi, pavarësisht se shitjet e saj botërore janë 234 milionë $.

Tregu i smartphone në Indi ka një rritje prej 30 për qind në vit, sipas një firme kërkimi Strategy Analytics, ndërsa norma e rritjes në tregje të tjera të mëdha si në Kinë dhe Amerikë po ‘vuan’ në përqindje 1-shifrore. Në Indi iPhone më i fundit shitet për 50,000 rupi indiane (740 USD), ndërsa prodhuesit vendas ose kinezë ofrojnë smartphone për vetëm 1,000 rupi indianë (15 USD).

 

/The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0