Apple ka lançuar kartën e saj të kreditit. Ja çfarë duhet të dini - Business Magazine Albania

Apple ka lançuar kartën e saj të kreditit. Ja çfarë duhet të dini


Sot, Apple më në fund e ka vënë në funksion Apple Card, kartën e kreditit që e prezantoi në Mars. Këtu janë shtatë gjëra që duhet t’i dini.

1. Nuk është një kartë biznesi.

Ndërsa Apple Card me siguri do të jetë interesante për shumë njerëz, aktualisht është vetëm kartë krediti personale, jo një kartë biznesi.

2. Është e dizajnuar për Apple Pay.

Në fakt, sipas kushteve të lëshuara nga Goldman Sachs, partneri i Apple në Apple Card, ju nuk merrni as një kartë fizike, vetëm nëse e kërkoni atë. Apple Card është menduar të përdoret me Apple Pay. E gjithë historia dhe informacioni i transaksioneve gjenden në iPhone-in tuaj, dhe ju merrni dyfish shpërblime kur përdorni Apple Pay në krahasim me kartën fizike.

3. Nuk përmban një numër me 16-shifra

Në fakt, karta fizike nuk ka një numër 16-shifror – është e vendosur brenda çipit dhe krijon një identifikues të veçantë për çdo transaksion. Kjo është më e sigurt pasi numri i kartës suaj nuk mund të vidhet, por e bën më të vështirë të porosisni pica në internet nëse jeni mësuar të shtypni informacionin e kartës suaj.

4. Nuk ka tarifa.

Karte nuk ka tarifa vjetore ose tarifa të këmbimit valutor. Madje thotë se nuk do t’ju kërkojë një tarifë edhe nëse e tejkaloni limitin tuaj apo për një pagesë të kthyer.

Në të njëjtën kohë, aplikacioni është krijuar për t’ju motivuar të bëni pagesa me një larmi grafikësh që ju tregojnë saktësisht se sa interes do të paguani kur nuk e paguani plotësisht faturën tuaj.

5. Ofron edhe shpërblime.

Çdo ditë, Apple vendos deri në tre për qind të blerjeve në bilancin tuaj të llogarisë që mund të përdoret për blerje ose në faturën tuaj të Apple Card. Mund ta përdorni gjithashtu për të dërguar para përmes Mesazheve, ose t’i depozitoni në llogarinë tuaj bankare.

Ju do të merrni 3 për qind të blerjeve direkt nga Apple, dhe 2 për qind nëse e përdorni Apple Pay diku tjetër. Nëse përdorni kartën fizike, do të merrni vetëm 1 për qind kthim të parave.

6. Ju i bëni të gjitha në aplikacion, përfshirë edhe aplikimin.

Dëshironi të kontrolloni bilancin tuaj? Të bëni një pagesë? Ka një aplikacion për këtë. Në të vërtetë, Apple Card është më shumë një aplikacion sesa kartë krediti në shumë mënyra. Edhe pse posedon një kartë fizike, pothuajse çdo ndërveprim me kartën do të jetë edhe në iPhone-in tuaj.

Fatkeqësisht, Apple Card për momentin është e disponueshme vetëm për një numër të zgjedhur të përdoruesve. Lançimi i plotë për të gjithë përdoruesit e Apple pritet të ndodhë në fund të muajit Gusht. 

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0