Albi Zhulali do të ofrojë platformën “Reception App” falas për të gjitha hotelet në Shqipëri - Business Magazine Albania

Albi Zhulali do të ofrojë platformën “Reception App” falas për të gjitha hotelet në Shqipëri


Albi Zhulali, fituesi i çmimit “Mobiliteti i Vitit” ICT Awards tregoi në një intervistë në emisionin “Top Show”, në Top Channel për platformën e tij, “Reception App”, e cila tashmë ka marrë një investim prej 2 milionë $.

“Reception App” është i pari i këtij lloji në botë dhe me anën e tij, hotelet mund të menaxhojnë inventarët e dhomave, të lidhen me kanalet e shitjeve si Airbnb, Booking, Expedia etj, në kohë reale të bëjnë update të çdo lloj tipi, të kenë historikun e klientëve të hotelit me detajet e çdo klienti, si dhe të pranojnë çdo lloj pagese me kartë, cash apo me metodat e reja si Apple Pay ose Android Pay.

Akualisht ky aplikacion përdoret në hotelin “Arizona” në San Francisco, hotele në Indonezi etj dhe planifikon që ta përhapë atë në të gjithë botën. Gjithashtu ai shpalli se do të ofrojë platformën falas për të gjitha hotelet në Shqipëri.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154459469121269/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0