Gerti Boshnjaku: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas - Business Magazine Albania

Gerti Boshnjaku: Ja si platforma që po lancojmë do të ndihmojë biznesin në kohë krize, por edhe më pas


“Nisur nga situata aktuale, ku shumë biznese nuk kanë një zgjidhje profesionale për të bërë biznes online, duke u kufizuar në komunikime dhe transaksione nëpërmjet Facebook / Instagram pamë të arsyeshme të ofrojmë një platformë Ecommerce të quajtur DyqaniOnline.com.

DyqaniOnline.com është e ndërtuar për bizneset të cilat duan të shesin produktet e tyre në internet. Platforma është e kolauduar, e testuar dhe e gatshme për t’u dhënë mundësi menjëherë kompanive të ofrojnë produktet e tyre online për klientë fundorë (B2C) apo B2B.”

Ashtu si çdo biznes tjetër, edhe ne si kompani teknologjike tek New Media jemi të ndikuar nga situata e Covid-19 pasi puna jonë me kompanitë shqiptare kryesisht është pezulluar, ndërkohë që dhe puna që realizojmë për klientë në Itali dhe vende të tjera të botës është minimizuar. Kjo për arsye se në të gjithë botën janë aplikuar rregullat e reja të sigurisë siç janë: mbyllja e bizneseve të shërbimit, reduktimi i orareve të lëvizjes, distancimi social dhe izolimi. 

Nisur nga përvoja e 4-5 viteve të fundit duke punuar me kompani ndërkombëtare, ne u gjendëm disi më të përgatitur për të punuar nga shtëpia dhe po bëjmë çfarë është e mundur të sigurojmë vazhdimësinë e punës dhe projekteve.

Por, ajo që vumë re ishte gjetja e papërgatitur e shumë bizneseve të madhësive të ndryshëm, (të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël) kundrejt kësaj situate. 

Ndërkohë që në një krizë të tillë ishin pikërisht shërbimet online që po mundësojnë vazhdimësinë e funksionimit të jetesës afër normales shumë prej tregtuesve të produkteve të shportës ashtu edhe të tjerë nuk kishin një faqe interneti ku mund të vazhdonin aktivitetin tregtues apo të vijonin komunikimin me klientët e tyre. 

Lexo: Mësime online, Ja disa nga platformat që po u vijnë në ndihmë nxënësve

Pamë se me pak përpjekje këto biznese filluan të adaptohen me këtë transformim për të ndërtuar një prezencë dixhitale mirëpo zgjidhjet e duhura dhe profesionale për të funksionuar me sukses në tregun online kërkojnë kohë. 

Që prej vitit 2009 tek New Media kemi ndërtuar platforma online  dhe ofruar shërbime marketing për më shumë se 350 klientë vendas dhe ndërkombëtarë. Ndër këto në 3-4 vitet e fundit shërbimet thelbësore që kemi realizuar për ta kanë qenë të lidhura me E-commerce. 

Disa prej tyre janë: 

  • Klientët ndërkombëtarë

Prenatal.com

Prenatal Spain

Prenatal France

Prenatal Greece

Toys Center

Bimbo Store

Giordani Baby 

 

  • Klientët në Shqipëri

 

Mapo Cash & Carry Albania

FarmaOn.al

Albsolution

Hapat e Vegjel

Bees and Trees

Stina.al

Football Federation of Albania

BioJu

Nga kjo përvojë kemi qenë të orientuar gjithmonë të realizonim aplikacione “customed” – të ndërtuara posaçërisht për biznesin/klient. Kjo na ka mundësuar të krijojmë shumë zgjidhje E-commerce të nevojshme për funksionim të suksesshëm të proceseve të tregtisë online dhe krijimit të infrastrukturës solide në mbështetje të tyre. 

Është krenari për ne fakti që platformat që kemi ndërtuar dhe mirëmbajmë realizojnë 100 000+ euro volum ditor shitje dhe mirëpresin mijëra porosi të klientëve online. Janë këto platforma që përmbushin nevojat e qytetarëve me produkte në kohët e vështira si edhe bëjnë të mundur vazhdimësinë për shumë biznese. 

Lexo: “Më Mirë Së Bashku”, platforma që synon lehtësimin e jetës së përditshme në kushtet e pandemisë

Nisur nga situata aktuale, ku shumë biznese nuk kanë një zgjidhje profesionale për të bërë biznes online, duke u kufizuar në komunikime dhe transaksione nëpërmjet Facebook / Instagram pamë të arsyeshme të ofrojmë një platformë Ecommerce të quajtur DyqaniOnline.com

DyqaniOnline.com është e ndërtuar për bizneset, të cilat duan të shesin produktet e tyre në internet. Platforma është e kolauduar, e testuar dhe e gatshme për t’u dhënë mundësi menjëherë kompanive të ofrojnë produktet e tyre online për klientë fundorë (B2C) apo B2B.

Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë që NË 72 ORËT E ARDHSHME TI MUND TË FILLOSH TË SHESËSH PRODUKTET E TUA NË INTERNET.

Çfarë nevojitet?

– 1 domain aktiv – www.EmriBiznesit.al (mund të përdoret domain aktual ose mund të aktivizojmë një të ri)

– Lista e produkteve bazë dhe foto të tyre në një format të përcaktuar

– Një person përgjegjës që të koordinojë procesin mes nesh dhe biznesit tuaj

Lexo: Lulëzon tregtia online. Ja lista e subjekteve ku mund të porosisni online

Dhe çdo gjë tjetër e bëjmë ne! 

Kjo platformë është e ngjashme me Shopify, pra i jep mundësi Biznesit/Klient të ketë dyqanin e tij online duke bërë një pagesë mujore + një tarifë instalimi. 

ÇMIMET FILLOJNË NGA 99 EURO / MUAJ

Më Shumë Info E Gjeni Këtu:

Praktikisht vetëm brenda 72 orëve, cdo biznes tregtar apo ofrues shërbimesh del në treg me dyqanin e tij i cili qëndron i hapur 24 orë në 7 ditë të javës. 

Me këtë funksion, kur dyqanet fizike po punojnë me orare të reduktuara, (nga 16 orë normale pune janë kufizuar në më pak se 8 orë) dhe fundjavat janë pothuajse të mbyllura një Zgjidhje e tillë është domosdoshmëri

Për të qenë akoma më praktik përdorimi i platformës DyqaniOnline.com është njësoj sikur ti po merr një dyqan me qera. Të cilin e përdor menjëherë me disa kosto të vogla përshtatjeje (tarifa e instalimit) dhe me një qera mujore. 

Zgjidhja tjetër do të ishte blerja e një Dyqani apo në rastin tonë, të ndërtimit të një faqeje interneti. Patjetër që mund të realizohet dhe kjo nga kompania jonë, por ndërtimi i një faqeje profesionale kërkon një kohë më të gjatë dhe nje vlerë më të madhe se qeraja, e cila duhet paguar menjëherë. 

Ne besojmë se DyqaniOnline.com mund të vijë në ndihmë duke ndërtuar Faqe ecommerce për biznese të ndryshme nga shumë sektorë si ushqimor, retail, tregti veshje, konfeksione, aksesorë, pajisje kompjuterike, elektro-shtepiake etj. 

Lexo: Suksesi “brenda natës” i platformës Zoom zgjati 9 vite

Nëse ke një biznes të ngjashëm të cilin po mendon ta transformosh, më shkruaj një email Tani dhe mund të takohemi online ose bëjmë një telefonatë për t’ju shpjeguar platformën dhe për të nisur nga puna për ta bërë aktive sa më shpejt.

Çdo minutë që kalon dhe biznesi nuk arrin të shesë e dimë që është humbje jo e vogël. Kalimi i operacioneve të biznesit në internet nuk do te jetë një lëvizje e përkohshme, por një vendim për t’u transformuar në tërësi si entitet dhe në terma afatgjatë. 

Nuk e dimë si do të jetë e ardhmja, por ajo qe dimë me siguri ështe se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ne na mbetet të jemi të hapur ndaj ndryshimeve dhe të gatshëm për t’u përballur me to.

Gerti Boshnjaku, Themelues i New Media & Business Magazine Albanias

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0