"Më Mirë Së Bashku", platforma që synon lehtësimin e jetës së përditshme në kushtet e pandemisë

“Më Mirë Së Bashku”, platforma që synon lehtësimin e jetës së përditshme në kushtet e pandemisë


Platforma “Më Mirë Së Bashku” u krijua për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyrë lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19. 

Lexo: Pse shkrimtarët janë të prirur pas temave të epidemive

Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtësojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.

Në çfarë konsiston platforma:

Informacion mbi shërbime online sipas kategorive të mëposhtme:

  • Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime me ushqime, ilaçe apo paketa higjenike. 
  • Informacion mbi aktivitete edukative dhe argetuese online.
  • Informacion mbi këshillime online për shëndetin mendor.
  • Informacion për mekanizmat e kërkimit të ndihmës (numra të gjelbër, institucione).
  • Informacion mbi keshillime online për tema ligjore.
  • Informacion për farmaci që ofrojnë porosi online dhe shpërndarje në banesa.
  • Informacion për markete dhe dyqane që ofrojnë porosi online dhe shpërndarje në banesa.

Referim të rasteve në nevojë tek institucionet përkatëse dhe ndjekje e personalizuar e rastit nëpërmjet organizatave anëtare të Më Mirë Së Bashku.

Referim për donacione financiare apo në natyrë nga persona apo institucione që deshirojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Listat e informacionit pasurohen e përditësohen në mënyrë të vazhdueshme sipas të dhënave që identifikojmë nëpërmjet rrjeteve dhe kontakteve personale, apo atyre që referohen nëpërmjet platformës nga vetë qytetarët.

Kontribuojnë në Më Mirë Së Bashku (rend alfabetik):

Aida Yzeiri, Aktiviste për të Drejtat e Fëmijëve.

Aurora Birbilaj, Aktiviste për të Drejtat e Grave.

Deni Sanxhaku, Aktiviste për Çështje të Punës dhe Gjinisë

Irena Shtraza, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri – AWEN.

Lorela Dimo, Të Ndryshëm & Të Barabartë.

Marjana Meshi, Të Ndryshëm & Të Barabartë.

Mimoza Hajdarmataj, Gratë në Shërbim Publik.

Lexo: Hapet Konkursi Ndërkombëtar Idetë e Arkitekturës “ArXellence 2”

Gentiana Susaj, Aikido Albania; Network-er

Vasilika Laci, Aktiviste për të Drejtat e Grave.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0