Suksesi "brenda natës" i platformës Zoom zgjati 9 vite

Suksesi “brenda natës” i platformës Zoom zgjati 9 vite


Kur mendoni për një rrjet social, ju me siguri imagjinoni foto, reminders për ditëlindjen dhe lajme të shpejta. Por rrjeti social i momentit – ai që aktualisht po shkarkohet më shumë sesa Snapchat ose TikTok – duket pak më ndryshe: Ai është një shërbim video-konference, i quajtur Zoom (ZM), ku tani shpaloset puna dhe jeta sociale e shumë njerëzve.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona njerëz anembanë botës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, platforma 9-vjeçare po përdoret si shërbim jo vetëm për takime virtuale dhe mësime në klasë, por edhe për t’u argëtuar me miqtë në distancë. Që nga fillimi, Zoom synonte të dilte në tregun e produkteve, që ndoshta ishin më të urryer sesa të dashur për njerëzit.

Në një letër drejtuar aksionerëve një vit më parë, themeluesi dhe CEO, Eric Yuan tregoi se “sa të pakënaqur” ishin njerëzit me platformat e video-konferencës në treg. Por, kjo ishte para pandemisë. Tani platformat e video-konferencave janë bërë thelbësore për jetën sociale.

Versioni falas i Zoom lejon të marrin pjesë 100 pjesëmarrës njëkohësisht. Platforma ofron regjistrimin e bisedës, ndryshimin e këndeve të kamerës dhe dërgimin e mesazheve. Nëse telefonatat zgjasin mbi 40 minuta, përdoruesit mund të paguajnë 14,99 dollarë në muaj për biseda të pakufizuara. Përdoruesit e bizneseve paguajnë 19,99 dollarë në muaj.

Javët e fundit, Zoom është shfaqur si aplikacioni më i shkarkuar në Apple App Store, duke thyer në mënyrë të përsëritur rekordet e tij të shkarkimit. Në 23 mars, Zoom u shkarkua 2.13 milionë herë në të gjithë botën, nga 2.04 milionë një ditë më parë, sipas firmës së ndjekjes së aplikacioneve Apptopia. Dy muaj më parë, aplikacioni kishte pak më shumë se 56,000 shkarkime globale brenda një dite.

Që nga fillimi i jetës si një kompani e tregtuar publikisht, investitorët dukej se po blinin vizionin e Yuan. Ai shkruan në letrën drejtuar aksionerëve: “Video-ja është e ardhmja e komunikimit”. Por duket se e ardhmja erdhi shumë më shpejt dhe më befasisht sesa mund të prisnim. “Ky është një moment shumë kritik,” tha Yuan në një tele-konferencë me analistët në fillim të muajit mars. ” “Brenda një nate pothuajse të gjithë lexuan dhe kuptuan se kishin nevojë për një platformë si Zoom”.

Sidoqoftë, ka disa dobësi në këtë rritje të shpejtë dhe vëmendjen e shtuar që vjen me të. Ashtu si rrjetet më tradicionale sociale, Zoom tani përballet me shqetësime në lidhje me privatësinë online. Në të njëjtën kohë, Zoom duhet të punojë për të mbajtur dhe funksionuar shërbimin e tij. Tashmë kërkesa është rritur për mjete të komunikimit online.

Për të përballuar këtë rritje, zëdhënësi i Zoom, Farshad Hashmatulla, tha për CNN Business se mbështetet në qendrat e  të dhënave në 17 lokacione globale, duke analizuar trafikun audio dhe video. Ai tha se politika e kompanisë shumë kohë para krizës shëndetësore, ka qenë të sigurohet që mund të përballojë dyfishin e përdoruesve dhe të ketë aftësinë të vendosë dhjetëra mijëra servera shtesë brenda orëve nëse është e nevojshme. “Ne jemi të sigurt se arkitektura jonë është ndërtuar për të trajtuar këto nivele në rritje të aktivitetit”, shtoi Hashmatulla.

Momenti i së vërtetës për kompaninë

Kur Yuan, një djalë i inxhinierëve të minierave në Kinë, u largua nga kompania Cisco për të lançuar një platformë që ishte më e lehtë për t’u përdorur sesa konkurrentët, një tjetër nga fokuset e tij kryesore ishte ndërtimi i një kulture kompanie rreth promovimit të “lumturisë”. “Yuan i kthen përgjigje çdo klienti që i shkruan, gjë që është shumë e rrallë për një CEO”, tha Quinn Li, një investitor i hershëm i Zoom.

Li u mahnit me vizionin e Yuan për të ndërtuar një produkt me saktësi të lartë teknike. “Për shkak të përvojës së Eric në WebEx, ai e njihte mirë hapësirën e komunikimit me video”, tha Li. “Ai u largua nga kompania ku punonte për të lançuar Zoom sepse ai dëshironte t’u ofronte përdoruesve një eksperiencë të mrekullueshme.

Zoom tani duket se po zhvillohet gjerësisht ndërsa vazhdon pandemia e koronavirusit. Për shembull, kompania po ofron shërbimet e saj pa pagesë për shkollat ​​ në vende të ndryshme. Ajo gjithashtu hoqi dorë nga pagesat mujore për të gjithë përdoruesit në Kinë.

“Zoom po e kupton se mund të përshpejtojë rritjen gjatë viteve të ardhshme”, tha Wayne Kurtzman, i cili ndjek platformat për tele-konferenca, për firmën e kërkimit të tregut IDC. “Ky është momenti i së vërtetës për kompaninë. Duke u rritur, Zoom duhet të lejojë njerëzit të jenë produktivë dhe njerëzorë. Deri tani platforma po e bën këtë”.

Zoom nuk është i vetmi aplikacion për video-konferenca, që po përjeton rritje të shpejtë. Skype për iPhone ka pasur më shumë se 500,000 shkarkime brenda një dite. WebEx për iPhone ka pasur 89,000 shkarkime brenda një dite, sipas të dhënave të Apptopia. “Kompanitë përfshirë Cisco, Microsoft dhe Slack gjithashtu janë përgatitur për ditët që diçka e tillë mund të ndodhte, ku ata do të shihnin shitje dhe rritje eksponenciale”, tha Kurtzman.

“Zoom ka rritjen më të madhe sepse produkti, që ofron është më i lehtë dhe më i fuqishëm se të tjerët dhe është në kohën e duhur, kur njerëzit me të vërtetë kanë nevojë për të”, tha Kurtzman.” Kur bëhet fjalë për punën, njerëzit duan të njëjtën lehtësi bashkëpunimi që ata kanë në zyrë ose personalisht dhe (në shumë mënyra), Zoom ia ofron këtë.

Përfundimisht, analistët thonë se Zoom duhet të shtojë veçori të reja për të inkurajuar njerëzit të paguajnë për shërbimin. Tani për tani, kompanitë po kujdesen që punonjësit e tyre të jenë komodë teksa punojnë nga shtëpia dhe të kenë çdo gjë që u nevojitet.

“Zoom e arriti suksesin brenda natës, por iu deshën nëntë vjet për ta bërë këtë. Sipas mendimit tim, Zoom është përgatitur për një kohë të gjatë për të mbështetur përdoruesit tani dhe në të ardhmen”, tha Kurtzman.

CNN Business

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime

Nëntotal: 800.00L

Shko te kartaVazhdo me pagesën

1