Në TikTok çdokush mund të publikojë video dhe të ndryshojë zërin. Kjo veçori e ashtuquajtur lip-sync është bërë mjaft e popullarizuar.
Lexoni: Pothuajse gjysma e përdoruesve të internetit përdorin WhatsApp çdo javë
Edhe influencerët kanë hapur llogari në TikTok. Midis tyre është Falco Punch, një 23-vjeçar që flet shumë për jetën e tij të përditshme dhe ka miliona ndjekës në gjithë botën. Menaxheri i tij Brix Buchmann shpjegoi për Business Insider: “Është aplikacion interesant për kompanitë që duan të targetojnë një audiencë të moshës 8-18 vjeç. Këtu mund të fitoni vëmendjen e fëmijëve. Ata nuk lexojnë gazeta, nuk shikojnë TV. Kjo është arsyeja pse kompanitë si Lego dhe Marvel janë të interesuar për këtë aplikacion.
Ekziston edhe një funksion i mesazheve. Kjo është diçka e njëjtë me Facebook dhe Instagram – por me më shumë mundësi për t’u zgjeruar në të gjithë botën. Sepse ndryshe nga Facebook dhe Instagram, Tiktok lejohet edhe në Kinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.