Startup-et miliarda dollarëshe në Europë po rriten më shpejt se rivalët e tyre në SHBA - Business Magazine Albania

Startup-et miliarda dollarëshe në Europë po rriten më shpejt se rivalët e tyre në SHBA


Në kundërshtim me atë që besohet masivisht, kompanitë miliarda dollarëshe teknologjike amerikane, të njohura në industrinë e teknologjisë si “unicorns“, po rriten më shpejt se rivalët e tyre në SHBA, gjë që ka dominuar teknologjinë për dekada të tëra në sajë të kompanive si Google, Facebook, Apple dhe Amazon.

Lexoni: Larry Luxner: Kosova, vendi më pro-amerikan në botë. Shteti i ardhshëm i startupeve

Fakti që unicorns Europianë po i tejkalojnë rivalët e SHBA u theksua në një raport të botuar të mërkurën nga firma bankare GP Bullhound, e cila ndihmon themeluesit e teknologjisë dhe sipërmarrësit për financime dhe blerje.

Tani në vitin e gjashtë, “Titans of Tech” i GP Bullhound thotë se vlera kumulative e startupe-ve unicorns të teknologjisë në Europë e themeluar pas vitit 2000, është rritur me 28% në vitin e kaluar, ndërsa vlera e unicorns amerikane është rritur me vetëm 20%.

Sipas raportit, i cili publikohet pothuajse çdo vit, 21 miliardë dollarë kanë dalë në Europë vetëm në vitin e kaluar nga startup-et teknologjike, duke e çuar numrin total të unicorns europianë në 84, nga 30 që ka qenë në vitin 2014.

Shumë prej unicorns të Europës panë vlerësimet e tyre të rriten në 2018, pasi investitorët anembanë botës investuan një rekord prej 28 miliardë dollarësh në to, sipas raportit. GP Bullhound deklaron se vlera e përgjithshme e ekosistemit teknologjik të Europës tani është 302 miliardë dollarë. Kjo 3.4 herë më shumë se sa ishte në vitin 2014, kur ajo vlerësohej në 89 miliardë dollarë. Është e mundur që IPO-ja e shërbimit muzikor suedez Spotify ka një ndikim të madh në këtë zhvillim.

Lexoni: Startup-et më të financuara në Europë, mes tyre dhe një shqiptar

SHBA dhe Kina ende dominojnë

Gjithsesi ka ende punë për të bërë. Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Europë janë ende mbrapa nga gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë në SHBA dhe Azi. Në SHBA dominojnë Microsoft, Apple, Amazon dhe disa emra të tjerë të familjes. Kina ka kompani si Alibaba, Xiaomi, Tencent dhe Huawei. Japonia ka SoftBank dhe Korea e Jugut ka Samsung.

GP Bullhound parashikon se kjo do të ndryshojë në dy vitet e ardhshme. Në mënyrë të veçantë, ajo beson se Europa do të ketë një firmë të re teknologjike prej 50 miliardë dollarësh deri në vitin 2021 në formën e kompanisë Spotify ose Adyen, kompania e pagesave hollandeze. Kjo duket ambicioze, duke qenë se Spotify aktualisht ka vlerë 22 miliardë dollarë dhe Adyen ka vlerë 20 miliardë dollarë. Ata do të duhet të dyfishojnë vlerësimet e tyre në dy vitet e ardhshme nëse parashikimi i GP Bullhound do të realizohet.

Mungesa e gjigantëve të teknologjisë në Europë ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme dhe raportet si ky shpesh pretendojnë se një histori e madhe e suksesit të teknologjisë europiane është vetëm një hap larg. Me përjashtim të korporatës softuerike gjermane SAP, e cila u themelua në vitin 1972, ende nuk ka një firmë teknologjike me vlerë mbi 50 miliardë dollarë në Europë.

Lexoni: WeWork, startup-i njëbrirësh ka vendosur të testojë tregjet publike

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0