WeWork, startup-i njëbrirësh ka vendosur të testojë tregjet publike

WeWork, startup-i njëbrirësh ka vendosur të testojë tregjet publike


Kompania We, e njohur ndryshe si WeWork, gjatë një deklarate tha se ka vendosur të bëhet publike.

Lançuar në New York në vitin 2010, WeWork filloi të marrë me qira hapësira për zyra me çmim të ulët dhe më pas i rinovoi ato për të krijuar ambiente pune të ndara për kompanitë dhe individët që kërkonin një vend ku mund t’u përgjigjen email-eve pa paguar tarifat e larta komerciale të zyrave të zakonshme.

Lexoni: Dëshiron të rritesh në detyrë? Bëhu njëbrirësh.

Në vitin 2017, Forbes raportoi se WeWork ishte një nga startup-et më me vlerë në Amerikë (45 miliardë dollarë). Ajo mbështetej në investimet e jashtme për të qëndruar në sipërfaqen e tregjeve më të populluara dhe më të shtrenjta të agjencive imobiliare në botë. Sipas PitchBook, Masayoshi Son, CEO i Soft Bank ka investuar më shumë se 8 miliardë dollarë dhe sot kompania vlen 47 miliardë dollarë.

Lexoni: Pse miliarderi Masayoshi Son investoi për Jack Ma?

Kompania raportoi 1.8 miliardë dollarë të ardhura vjetore në vitin 2018, dy herë më e lartë se të ardhurat nga viti i kaluar, por gjithashtu raportoi dhe një humbje prej 1.9 miliardë dollarësh.

“Vlera dhe përmasat tona sot janë të bazuara më shumë në energjinë dhe frymën e kompanisë, sesa në shumëfishimin e të ardhurave,” tha për Forbes CEO, Adam Neumann.

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0