Startup-et më të financuara në Europë, mes tyre dhe një shqiptar - Business Magazine Albania

Startup-et më të financuara në Europë, mes tyre dhe një shqiptar


CB Insights ka nxjerrë startup-et më të financuara në Europë, duke përfshirë dhe unicorns si Klarna e Suedisë dhe Cabify e Spanjës. Europa është shtëpia e startup-ve më të spikatura dhe e qendrave të inovacionit në qytete si Berlin, Stokholm dhe Londër. Megjithatë, bumi i teknologjisë po shpërndahet në të gjithë kontinentin dhe startup-et po dalin përtej kufijve të teknologjisë së themeluar.

Që nga viti 2012, gati 55 miliardë $ janë investuar në më shumë se 7,200 marrëveshje të kapitalit për startup-et teknologjike në kontinentin europian.

Kjo përfshin investime në kompanitë kryesore të teknologjisë, si shkëmbimi i makinave të përdorura online Auto1 Group në Gjermani, ofruesi i pagesave online Klarna në Suedi dhe kompania Cabify në Spanjë.

Duke përdorur të dhënat e CB Insights, ne identifikuam startup-et më të financuara të teknologjisë së mbështetur nga VC në secilin vend në Europë, bazuar në fondet e zbuluara të kapitalit.

Lexoni: Gjirafa do të dixhitalizojë Ballkanin. Kompania kosovare financohet 6.7 milionë dollarë nga Rockaway Capital

Mes startup-ve më të financuara është dhe Gjirafa, me 8.7 milionë dollarë investime. Gjirafa u lançua në datën 9 Tetor 2014. Ajo ka zhvilluar një motor kërkimi, që ndryshe nga Google zgjidh disa probleme që dalin nga gjuha unike dhe komplekse që përdorin shqiptarët.

Kompania ka fituar të drejtën e financimit prej 6.7 milionë dollarësh kohët e fundit nga Rockaway Capital për dixhitalizimin rajonal.

/cbinsights

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0